Ambasadori holandez pas takimit me kreun e SPAK: Riafirmojmë mbështetjen tonë për sundimin e Ligjit

15 Janar 2026, 17:20Kronika TEMA
Ambasadori holandez pas takimit me kreun e SPAK: Riafirmojmë

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos këtë të enjte ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada holandeze ka ndarë pamje nga takimi.

Më tej në postim theksohet se ambasadori ka uruar Brahon për emërimin e tij në krye të SPAK. Gjithashtu gjatë takimit, Vos riafirmoi mbështetjen holandeze ndaj SPAK dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

“Sot, ekipi i Ambasadës sonë bëri një vizitë mirësjelljeje për të përgëzuar Kryetarin e ri të SPAK-ut, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe arritjet e institucionit.

Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin tonë të fortë dypalësh, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe Sundimin e Ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasada holandeze.

1 Komente

  1. N
    Njeri pa shkolle

    Mbeshtetja nderkombetare per SPAK eshte politike dhe teknike dhe jo financiare sic zakonisht thuhet se personeli paguhet nga SHBA E BE.Personeli paguhet nga taksapaguesit shqiptare.Ndersa te huajt ndihmojne ne kualifikimin e tyre ne shkembimin e eksperience me vendet mike ne dhurimin e aparaturave speciale qe u duhen per pune etj por jo ne pagesa personeli qe thone disa gazetare ne studio televizive

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje