Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese

19 Janar 2026, 18:10Kronika TEMA
Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar një vizitë mirësjelljeje me kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të Ambasadës Holandeze në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ambasadori Vos e përgëzoi znj. Papajorgji për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe vlerësoi rolin kyç që ky institucion ka në garantimin e Kushtetutës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë.

Ambasada Holandeze riafirmoi gjithashtu angazhimin e saj të fortë për të mbështetur forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe funksionale për konsolidimin e demokracisë dhe përparimin e vendit drejt integrimit europian.

1 Komente

  1. T
    Teo

    Kete steme si te dumes Ruse ku e kane gjetur keta te kushtetueses? O zot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje