Arratisja e Altin Ndocit, reagon Policia e Shtetit: Drejtoria e Burgjeve nuk na njoftoi

13 Janar 2026, 18:20Kronika TEMA
Arratisja e Altin Ndocit, reagon Policia e Shtetit: Drejtoria e Burgjeve nuk na

Altin Ndoci u arratis sot nga spitali i Durrës ku ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve për të kryer një vizitë mjekësore të planifikuar, konkretisht në repartin e Infektivit.

Ndoci ankohej për shqetësime në veshka. Për arratisjen e Ndocit ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila thotë se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.

“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thotë policia për ReporTv.

3 Komente

  1. N
    Nuk u arratis por e lejuan...

    Ai nuk u arratis por e bleu arratin. Erion Véliaj shkone per analise coloscopie i shoqeruar nga 30 polici, bile brenda exsamas qendrone polici qe nuk lejohet. Véliaj i akuzuar per krime te lehta , ndersa shoku i akuzuar per kater vrasje shoqerohet nga kater police , dy qendrojne ne makine , dy e shoqerojne , njeri iken , tjetri thote me goditi dhe Audi 7 e prêt te dera......

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Sepse e kane lejuar vetë drejtoria e burgjeve.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Nuk u lajmeruan se hapej shume loja per te realizuar skemen e ripjelljes,per te ruajtur personalitetet e krimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje