Arratisja nga burgu e Altin Ndocit, Spahiu: Duhet hetuar nëse kishte bashkëpuntorë brenda policisë

13 Janar 2026, 22:30Kronika TEMA
Arratisja nga burgu e Altin Ndocit, Spahiu: Duhet hetuar nëse kishte

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar arratisjen e 'ushtarit' të Çopjave Altin Ndoci nga Spitali i Durrësit, ditën e sotme, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mundësinë e bashkëpunimit nga brenda strukturave të policisë për arratisjen e tij.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se mënyra e arratisjes nuk tregon një plan profesional të mirëorganizuar.


‘Arratisje të burgosurish ndodhin kudo, në 90 për qind ndodhin jashtë vendeve të paraburgimit në vendet ku ata punojnë apo si në rastin konkret që është spitali. Por duhet të dihet nëse është arratisje e një anshme apo kemi një bashkëpunim nga brenda burgut për arratisjen e këtij të burgosuri. Duhet parë a është rastësi që largohet një i burgosur teksa organizohet një festë në polici, është rastësi që nuk është njoftuar policia dhe spitali.  

Ajo që bie në sy është se nuk është shumë profesionale, po ta shohësh mënyrën si është larguar nuk mendoj se është shumë e sofistikuar. Polici ka tentuar që ta tremb duke e gjuajtur por mund të kishim rrethana që ta vriste kur e qëlloi. Policia ka të drejtën për ta qëlluar një person që po arratiset dhe është për tu ngritur pikëpyetje mbi atë që polici qëllon njëherë në tokë, njëherë në tavan’, tha ai.

Spahiu theksoi se nga kjo ngjarje del në pah një problem i madh që lidhet me përgatitjen fizike dhe profesionale të forcave të policisë, përfshirë edhe paaftësinë për përdorimin e armëve të shërbimit.

'Nga gjithë kjo ngjarje një fakt është i padiskutueshme që ne kemi forca policie të papërgatitura fizikisht deri edhe tek të papaërgatitura për përdorimin e armëve. Kjo hedh dritë mbi paaftësinë e policisë së burgjeve’, tha ai.

3 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Pse lejohet ky ish i korruptuar prerceptov të dërdëllisë nëpër tv si analist dhe nuk është i vetmi ish i koruptuar që jep mend nëpër tv

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Ky jo vetem qe eshte nje Jurist shume i pregatitur dhe i zgjuar, por edhe i bukur.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja si behet drejtesi

        Jepini imunitet Altin Ndocit qe te tregoje kush e ndihmoi te arratiset. Altinin faleni, ne vend te tij me burgim te perjetshem te denohen bashkepuntoret brenda sistemit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje