Arrestohet në Tropojë vrasësi i Egli Pashollarit

2 Mars 2026, 21:55Kronika TEMA
Arrestohet në Tropojë vrasësi i Egli Pashollarit

Eshte arrestuar ne Tropoje vrasesi i Egli Pashollarit.

NJOFTIMI


DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

3 Komente

  1. T
    T

    Rrace e poshter paskan qen mor zot .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për fotografinë me Kalin? Apo për tasin e mishit

      A thua e ka vrarë për fotografinë me Kalin? Apo për tasin e mishit? Poshtë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik...

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Sa lehtë që vrasin! Njerëz që përçmojnë jetën e i gëzohen këngës që mund t’u këndohet. Primitivë!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje