Dervishaj: Kushtetuesja dështoi në misionin e saj, tani SPAK nuk ka kufij dhe mund të luajë edhe rol politik, vendos me kë do të qeverisë

7 Shkurt 2026, 15:25Kronika TEMA
Dervishaj: Kushtetuesja dështoi në misionin e saj, tani SPAK nuk ka

Juristi i njohur Bledi Dervishaj thotë se vendimin e djeshëm, për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur mes Qeverisë dhe Drejtësisë për rastin "Balluku".

Sipas tij, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

"Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual", shkruan Bledi Dervishaj.

Juristi sqaron se në këtë situatë të përkohshme pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë.

"Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo", thekson ai.

Sipas Bledi Dervishaj, Shqipëria po përjeton një situatë të paqartë dhe kaos organizativ e ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarde europiane, sepse të gjithë bëjnë siç ju thotë mendja dhe Gjykata Kushtetuese, si arbitër, nuk ka kurajo që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

"Kjo është e papranueshme", thekson ai.

SHENIMI I PLOTE

Në Kushtet, kur Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në datë 06.02.2026, nuk e përmbushi misionin e saj sublim, pra nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.

Kujtoj që, Gjykata e Posaçme e Apelit, në datën 18 dhjetor 2025, ka vendosur:

Pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr.86 (61007-00414-87-2025), datë regjistrimi 11.12.2025, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt:

“(i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë;

(ii) shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases B.B. dhe pezullimin e këtij vendimi;

(iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës”, çështje për të cilën Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin datë 12.12.2025: “Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen nga lënia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e një çështje me kaq rëndësi të lartë shtetërore, mbi një mosmarrëveshje të kësaj natyre midis tre degëve kryesore të pushteteve në Republikën tonë Parlamentare, janë shumë herë më të rënda, se sa ato pasoja me karakter individual.

Praktikisht, në këtë situatë amorfe, edhe pse e përkohshne pa zgjidhje, pra pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, struktura e posaçme (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), ka në dorë praktikisht të zgjedhë, që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë. Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individë lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo.

Por Shqipëria, si vend i çudirave, po përjeton pikërisht një situatë të paqartë, dhe kaosi organiziativ dhe ligjor, që nuk e ka asnjë vend tjetër me standarte europiane, e krijuar apo e përkeqësuar pikërisht për shkak se, secili bën si i thotë mendja, ndërsa arbitri kushtetues, nuk ka kurajo, që të përmbushë detyrimet e tij për ta zgjidhur çështjen në themel.

Kjo është e papranueshme.

40 Komente

  1. P
    Protesta popullore per te shporrur berishizmin nga

    Rama duhet te nxjere popullin ne protesta te medha per ti treguar BE-se se ne duam drejtesi tamam dhe jo kushte qe te mbajme kete qelbesire drejtesi qe vete BE na e beri peshqesh! Nuk duam BE nese ajo do kete lloj drejtesie. BE po vdes, perfundimisht se i ka humbur morali, eshte nga cepi ne cep e koruptuar, prandaj po ja merr pushtetin e djathta extreme! Popujt e BE jane te lodhur me politiken aktuale ne pushtet ne BE. Dhe, Spak, GjKKO dhe GjK po i bejne llogarite e Shqiperise pa te zotin qe eshte populli, kujtojne se kane Saliun qe i mbron, por bandave tyre berishiste do te shkojne nga ka dale bashke me Saliun.

    Përgjigjjuni
    1. /
      // Sali Ram (a) Berisha...//...

      Ore ANAL-ist , dmth Kushtetuesja do ishte "e mire" vetem po te vendoste pro Beles dhe Ajatollahut , apo jo ?? Ikni more zagare te pushtetit qe merrni kocka vetem kur lehni pro tij. Po kur Kushtetuesja i dha te drejte Lalit , ishte e mire apo jo ...epo te njejtet jane. Kushtetuesja ne fakt ishte mes dy zjarresh : Nga njera ane DREJTESIA kunder nje super hajduteje si Bela ...dhe nga ana tjeter Ajatollahu me pushtetin e vet absolut. Por harroni qe eshte edhe nje lojtar i trete aty , i fshehur , qe mban litarin ne mes , Amerika !!! dhe para saj keta pushtetaret jane te pafuqishem. Dhe Kushtetuesja me votimin 4 me 4 , dha DREJTESINE , por mbrojti edhe bythen e vet perballe Ajatollahut.......Jepi Spak , perpara se populli eshte me ty , nxirri para drejtesise gjithe funderrinat e politikes 35 vjecare nga Saliu e deri te Bela e Lali...coji per pushime me Liken te 313 !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erjon Bani

        Paske dal pri spitalit psiqiatrik ti Liku idioti? Oh cfar e kà gjet baben e ketij koqes ...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ku je bre dificient i Saliut

          E hengre edhe sot corben e prishur te Zenit more zombi i Argites?!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uranjaku

            Nuk na the nje fjale per Berishen dhe dhendrin e tij????

            Përgjigjjuni
            1. /
              /-/// Sali Ram (a) Berisha...//-///

              Me duket kam folur per Berishen ....por ty apo te tjereve ju pelqejne vetem komentet qe plotesojne 2 kushte njekohesisht : 1) kunder Berishes 2) pro Ajatollahut......me vjen keq , per mendimin tim te dy jane pjese e funderrinave qe kane 35 vjet qe na e kane shkaterruar jeten.

              Përgjigjjuni
          2. A
            Andi

            Protesta: Kush t’a nxjerre popullin ne protesta, Rama…? Të provoje Rame-ziu t’i jape Salehut 71 mandate dhe do të shikosh se cfare do t’i beje serbi Rames dhe gjithe Shqiperise. Si mbeshtetes I Rames duhet t’a pranoj: eshte koha per te dorezuar karriken….

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Më në fund u bëmë dhe ne me opozitë pe vërteti

              Përgjigjjuni
            2. R
              Roma

              Hahaha haha hahahaha hahaha hahahaha O ti mos vdeksh kurre.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqe

                Kryeministri qe nxjerr popullin ne protestë, eshe kete w degjova.

                Përgjigjjuni
              2. k
                k

                Ky eshte ai degjenerata qe dilte çdo natë nëpër TV e korrupsionit duke u përplasur dhe mashtruar se like-floriri fshatar injorant ishte i ndershëm dhe po luftonte të mbronte Kushtetutën ? Shqiperia nuk mund te bëhet kurrë me njerëz të degraduar si ky fshatari.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  ekzaktesisht!

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  E thene troç

                  O Bledi, Po kur qenke jurist kaq i madh, pse nuk i jep ca mend edhe klientit tend te dikurshem, Like Metes? TI shpetove Liken nga gjyqi i shekullit (hahaha). E ke katandis Liken me atë karagjozin që ka avokat tani. Shko o Bledi, tek Burgu dhe jepi ca mend Likes, se sa për Gjykaten Kushtetuese, ai muhabet nuk duhet te ishte shqyrtuar fare ne nivel kushtetues, sepse ishte ceshtje e ligiit. E thane kete shprehimisht Asim Vokshi me shoke, qe ty te japin uje ne bisht te luges.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Avokatet

                    Kolaps total eshte e vertet, por kjo ndodh kur nuk qeveris me votat qe te jep populli por na ben hartime ne media sociale apo fjalime botrore me te huaj qe gajasen a thua se per to jemi keq. Nje idiotsi totale ku koha harxhohet e lagu se lagu, erdhi apo jo, do vish sot apo neser, vendime nuk merren nga askush dhe quhesh modern te mos japesh opinion dhe ti fusesh disa fjale anglisht qe as vet si kuptojne por vetem ju duket moderne. Di te them qe ne asnje vende te Evropes apo edhe ne Amerike kjo nuk do te tolerohej. Ende askush nuk ka sjelle nje rast te ngjashem ne bote.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haka Tekizoti

                      Qeveria mund t'i drejjtohet prapë Kushtetueses kur të plotësohet edhe gjyqtari i nëntë. Duhet të ketë vendim të qartë e të drejtprdrejtë për çështjen dhe jo vendim për pamundësi vendimi. SPAK-u duhet t'i ndalohen duart tej hundës së vet. Përndryshe duhet të rishikohen kompetencat e saj në Kushtetutë, madje të hiqet si organ kushtetues i veçantë më vete dhe të rregullohet veprimtaria e tij me ligj të veçantë, meqë është mender e Posaçme. Askush nga pushtetet nuk duhet të ketë kompetenca në nivel perëndie, sepse përndryshe ndarja e pushteteve kthehet në një ndarje të rreme, dhe të gjitha pushtetet varen nga pushteti i SPAK-ut. Kjo është tmerrësisht antikushtetuese dhe republika nuk është më parlamentare por spakare.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SaHale Gjakatari

                        Ky eshte nje skandal i paprecente dhe nje turp per drejtesine, kur Kushtetuesja nuk eshte e aft te marri nje vendim per nje ceshtje te percaktuar me ligje ne kushtetute, e cila eshte ndarja e pushteteve dhe pavaria e ekzekutivit nga gjyqsori..., athere c'dreqin bejn ata antar te Kushtetueses??? Ngrohin karriget dhe kerkojn rritjen errogave...!!!??? Po te ishte ndonje ceshtje ku do te nxirrnin ndonje pare per te mbush xhepat, do t'a shfnim sa shpejt do t'a merrnin vendimin... Kur keta gomer dhe zagar nuk jane te aft te marrin vendime dhe c'do here duhet t'i kerkojm komisionit te Venecias te japi vlersime dhe drejtime per punet tona ne Shqiperi, athere c'na duhen keta idiot qe i mbajm dhe i paguajm me parat e popullit??? Dilla duhet te behet Kryetare e Gjykates Kushtetuse!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rama duhet te zgjohet ose te largohet

                          Rama ose te vendosi drejtesi , ose te largohet nuk ka rruge tjeter. Si mundet qe ne kushtetuese te jene militant partiak. Hapur ka deklaruar Enkeled A.....qe Rama humbet. Hapur ka deklaruar Andi B....qe Rama humbet . Te dy kane femrat e tyre ( pasi nuk u a di statusin çfare jane dashnor te martuar apo bashkjetojn) ne kushtetuese. Dy vota te deklaruar hapur kunder Rames kjo eshte gjykata kushtetuese haaaaa. Pse u zhvillua séance kur mungonte antari 9 shifra tek...... Skandal ne tribunal me E.Veliaj ku prokurori spakut te Bufit i thoshte pse ke kapur avokat amerikan , sikur te ishim ne kohen e diktatures ..... Rama duhet te tregoje forcen e kartonit forcen elektorale te kerkoje proteste para SPAKuuuuuut te Berrishes te mblidhen 300 mije per ti treguar Nesti Angonit qe nuk je asgje.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I shqetesuar

                            Duhet vepruar urgjentisht me ndryshim legjoslacioni qe te Mos kemi trauma ne sistemi demokratike nga republika e prokuroreje qe hap pas hapi po vendoset (dado-dumani etj). Te njoftohen me shqetsim e profesionalisht aleatet.

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xhemal

                              Nje veper e CIA-s..nuk do progresiste ne pushtet...istrumenti me i mire eshte pushtetinl drejtesise qe e krijoi vetem,edhe me ndihmen e Europiane e..Ka ngritur Gestapon shqipetaretl..mos u duket cudi keshtu Ka vepruar kudo edhe ne BE..kur i eshte dashur Ka perdorur edhe Mafien,,vetem qe te majtet mos te jene ne pushtet..financon partite fashiste,naziste,ekstremiste fetare..Cia eshte pushteti i se keqe,nuk e them une por me mijera studime,nga njerez te shkencave,politike,sociale,te sigurise boterore, etj etj ,europiane,aziatike,Amerikane,afrikane, per te realizuar qellimet perdor cdo istrument,cdo arme edhe ato te zhdukjes ne mase...ngjarjet e fundit Jo vetem ne shqiperi por ne tere boten po e vertetojne kete palestine,Iran,Groelanden,Venezuela,kolumbi,Europe,zgjedhjet ne gjermani,Rimani ,qendrimi i dyshimte ndaj ukrahines ,Natos,politika ekonomike vendosja e taksave,nxitjes se dhunes ndaj emigranteve,urrejtjes,percarjes,dalja nga organizata nderkombetare ,te shendetesine,drejtesise,klimes..kjo ne shqiperi eshte e priteshme..skemi pare gje akoma..e tere drejtesia eshte tani nje grehine represioni politike..flasin faktet..Jane kycur per gjithmone krimet e 96,97,98,2008,2011,ose shtyhen deri sa te vdesin nga natyra kreminelet ,pergjegjesit kryesore te tragjedive kombetare edhe me ndihmen e Amerikane ,e qendrimi oportunist frikacake te perfaqesueseve te shumices(kete qendrimi mbajne edhe sot,frikacake dhe interesaxhinj,servila oportuniste,ushtare rreckamane te Amerikaneve)..klasa politike miope,preu degen ku kishte hipur vete,tradhetoi besimin e qindra mijera njerezeve per te patur drejtesi per te gjithe,mundesi shkollimi,mjekimi,punesimi,shberblimi dinjitoz,, shperndarjen e drejte te te mirave materiale ,monetare,,...nuk behet fjale per nje minister,kryeminister apo kuzhdo qofte por per shtetin e te drejtes,rendesine e istitucioneve,baraspeshen e pushteteve..kjo qe po ndodh ne shqiperi eshte nje Puc istitucional,nepermjet pushtetit te drejtesise ,me dhunes te perdhoset dinjiteti i njerezeve,vota besimin i tyre tek istitucionet ...vendimet calamane i sherbejne anarkise...politikes se klaneve,grupeve,nxisin percarjen,urrejtjen,friken per te nesermen..si Ka mundesi qe organi me i larte i drejtesise mos te vendos???atehere keta gjyqtaret i sherbejne interesave ogurzeza Jo republikes..shpresa vdes e fundit

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shoqja e Mares

                                Nuk kishim per te arritur ketu nese qeveria , ose me mire Belinda nuk do ishte kapur me presh ne duar. Rama te beje kujdes dhe tu beje kurse ministrave si te vjedhin e mos kapen.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sipas vaftit

                                  Sa te peshtire qe jeni. Dje i thoshit i korruptuar, sot e quani jurist i njohur dhe na iluminoni me analizen e tij

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    R.N.H.

                                    Këta birbot e sistemit te drejtësisë., vetëm sa po tallin b...me Kushtetutën, parlamentin, me qeverrinë, presidentin e mbi të gjitha me popullin. Që të gjithë sa u përmëndët më lartë: JU BËFTË HELM PAGA QË MERRNI NGA KY POPULL!!! MOS BËFSHI PIKËN E HAJRIT DERI NË 7 BREZA!!! JU SHOFTË FARA !!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fat man

                                      O jurist i (pa)njohur nuk deshtoj Gjykata Kushtetuese, por Edi Rama rrofte Ambasada Amerikane se pa nderhyrjen e saj vendimi do te isshte 5:3 ne favor te Rames dhe te 40 hajduteve te tjere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        thirri mendjes o rrote

                                        Nuk ka faj SPAK qe Rama do te qeverise me Palloshet e Beles, or DERVISHI me syze!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arben

                                          Gjykata i hapi rrugë zgjidjes!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emanuel

                                            Po mër pall po, se shikon se SPAK po arreston njerez sepse nuk sillen mirë njerëzit, kur ju kërkojnë favore personale. Po jeni ju, pa është kjo drejtesi komuniste, ndryshe nuk ke se sivtë komentosh ti mbi vendiner e kushtetueses ku bijnë ndesh me ate qe kërkon SPAK. Po fytyra jote e tregon mllefin personal, dhe e transmeton ti, si shqetsimin e të gjykuarit të kushtetueses. Ju mir jua bëni kësaj qeverie dhe këtij ramës, se me berishën këto konflikte do tju kishte lënë gjysmak. E ka fajin rama që ju dhe shum si ju, kur bëri vetingun, ata qe u përjashtuan, duheshin plrjashtuar për dhjetë vjet nga te drejtat e jurispondencës, sepse abuzuat, vodhët e vrate, dhe u bëtë avokatë, të kujt? Të krimit prap me krimin. Jeni mbledhur si qyqaret ku prisni me pa durim të rrëzohet qeveria dhe të ktheheni prap për të rivrare të vraret, dhe për të ngritur resortet tuaja.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Ccc

                                              Gjykata kushtetuse i padka marrë parstë kot deri tani

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                Ujku Plak

                                                Vetingu hodhi jashte Sistemit te Drejtesis te Korruptuarit, mire beri por pak Beri, sepse ata Shijoin Milionat qe Vodhen, dhe ketu qendron Problemi, sepse me Ndeshkimin dhe Sekuestro qe do i behej, merrnim dy te Mira, 1 Mesim per Pasardhesit, dhe 2 te Ardhura per Buxhetin e Shtetit. Keta qe e kaluan Vetingun, nuk ka Shance me Qen te Paster, sepse Dihet qe Futja per Studimet tek Juridiku, Mbarimi, Emerimi , beria Karriere etj… te gjitha Beheshin me Bakshishe te Medha, qe i bie per te Punuar me Ndershmeri dhe per Rrogen, nuk kishte Njeri Budalla qe ta Bente. Si e kaluan Vetingun Prokuroret dhe Gjykatesit qe kemi sot ne Sistemin e Drejtesis? Dikush i Mbeshteti qe te Kalonin Vetingun, tani RQ po Lain Borxhet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gjoni

                                                  Ate qe Sala se beri dot me vota po e ben me prokurorin Dumani , po rrezon qeverine me nje dibran.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. ¿?

                                                    Ne fakt, kushtetuesja e shumta mund te vendoses KUSH NUK MUND TE QEVERISE....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tutu

                                                      Ik or delenxhi kopetent… trafikant pashaportash shqiptare..SPAK nuk cakton qeveritaret .. por mbledh hajdutet edhe kur jane lart ne qeveri dhe u duket vetja perendi…shkurt eshte shtylla e pare e demokracise Drejtesia …!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Emigrant

                                                        Si ha mendja ju budallenjve qe spaku do vej para ramen Nuk e dini ju qe rama po terhoqi policin dhe garden qe ruan keta spakistet ata marrin fund menjihere sepse sdo din nga te fusin koken Populli thot Me ujin me zjarrin dhe qeverin nuk matesh dote

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emigranti tjeter

                                                          Emigranti ti mire e ke, keshtu si thua ti i bie qe qeverise mund tèi japesh edhe bythen meqe nuk matesh dote ( "dot" domethene).

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigrant

                                                            Ja ti adash nga emigracioni e rrezon dot ramen saliu apo ky sarandioti qe ka pas vjerrin gjykates Po pjerdh rama nga keta gjykates Shihe cfar ligji ka per te nxjerr dhe te gjith keta gjykates qe akuzohen si vegla te argites ti nxjerr ne rruge Prit dhe ca dite dhe shih crar do ndodh

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              Emigrant tjeter

                                                              Emigranto une kam 35 vjet qe pres se mos ndodhe ndonje gje ne ate vend dhe s'ndodh asgje pervec vjedhjeve. Une prandaj ika, po ti pse nuk kthehesh kur e dashke ket Edvinin kaq shume.

                                                              Përgjigjjuni
                                                        2. U
                                                          Universiteti Epoka

                                                          Shqiperia, si vend i çudirave, pranon edhe broçkulla te tilla nga nje pseudokonstitucionalist, qe shikon konflikt kushtetues edhe aty ku nuk ekziston nje i tille. O z. Dervishaj - çeshtja eshte shume e thjeshte. Kur nje shtetas i emeruar minister shkel ligjin, a mund te merren ndaj tij apo ndaj saj masat pezulluese sipas nenit 242 te KPP-se? Neni 242 i KPP-se thote PO, pervec te zgjedhurit. Atehere pyejta eshte nese konsiderohet i zgjedhur ministri apo ministrja? Alfa e jurispriudences shqiptare thote se zgjidhet deputeti dhe kryetari i bashkise, Kurse Ministri nuk zgjidhet, por emerohet. Kaq mjafton dhe mbaron muhabeti. Askush nuk i ha akrobacirat e tua, o z. Dervishaj, me ndarje, balance, a uzurpim pushtetesh. Edhe dicka, o z. Dervishaj, qe besoj se ke mesuar ne Fakultet. Neni 18.1 i Kushtetutes thote: te gjithe jane te barabarte para ligjit!! Po e perseris edhe njehere, qe ta degjosh mire, sepse e paske harruar.: Te gjithe jane te barabarte para ligjit. Edhe ti, edhe Ilir Meta, edhe Belinda Balluku, edhe Edi Rama, edhe Hasan Hyseni- te gjithe jemi te barabarte. Dhe barazia para ligjit prevalon ndaj cdo dispozite, reale apo imagjinare, qe ti me ato akrobacirat e tua te trasha perpiqesh te helmosh opinionin publik. Aman na kurse kohen me keto postime pa vlere, apo me ato daljet e tua ne televizot qe kane edhe me pak vlere.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Ard

                                                            Corganizim i organizuar ne menyre te persosur.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Timi

                                                              Po pse mor njerez pa shtyll korrizore nuk denoni te dy krahet e politikes qe e kan vjedh ket vend tash 30 vjet per nji page qesharake qe merrni beheni servila

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Tironsi

                                                                Foli dhe Dervishi i Likes! I paska mbaru tagjia që vodhi me Liken se helbete u bënë gati 5 vjet edhe do të shijë nga PS tani

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Mezan

                                                                  Po si mund te false nje jurist keshtu ,SPAKu bashke me GjKKO mund te" Luajne "thote.Me çfarë ,Luajne me top ,Luajne symbyllazi,letra,shah apo cfare.Si ka mundesi nje jurist te hedhe nje gelbaze kaq te Madhe mbi drejtesine e re qe u promovua NGA Brenda edhe NGA Jashte ,Ameriken dhe Be perfshire,si krenaria e institucioneve te reja te vendit.Dhe del ky qorri me syze dhe e prezumon FAJTOR,Jo nje individ si Prokuror I I Spakut,As madje nje grup Prokuroresh te SPAK,qe mund te hetoje nje veper sensitive,as madje nje institucion te tere Sikurse eshte I gjithe SPAK bashke me rojen Tek Dera.,por te gjithe Strukturen e re SPAK plus GJKKO perfshireI Ky mender juristi I Metes Po thote ,qe nje grup I stermadh juristesh ne Dy struktura te ndryshme mund te dakordsohet per te goditur politiken,Dmth praktikisht Po I akuzon per nje veper penale qe Ata nuk eshte e PROVUAR se e Kane kryer por qe ky zoteria Po I akuzon qe Tani qe ta kete ne xhep per neser,se Ku I dihet,mbase e merr Rama ne qeveri sic e mori Meta ne presidency,Akuzon pra per ate qe mund te ndodhe sipas ketij Neser ,PA PROVA.Kjo eshte Vertet turp.sidomos Kur e thote nje jurist.Qe pasi ka folur teknikisht ne pjesen e pare (ketu jemi ok).Ka folur politikisht pjesen e dyte duke supozuar ,per abuzim me detyren NGA SPAK dhe GJKKO qe do te caktokan kush qeverise.Po nese ate qe na qeveris qofte ky edhe I bukuri I dheut me Prova ne gjykate SPAKU e kap me presh ne Dore ,atehere perse DUHET te na qeverise Hajduti.Cili Popull do te deshironte ta qeverisnin hajdutet zoteri.Me llogjiken tuaj mjerane I bie qe SPAKu punoka per interesat e nje grupi,qe do te kontrolloje politiken,atehere nese nje grup kaq I madh juristesh qenka ne loje ,atehere perse mo's te besojme ,qe edhe Ti Po Ben loje,se me e thjeshte eshte te besohet korrutimi I nje individi se Sa I te gjithe institucioneve te drejtesine se re

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje