I akuzuar si vrasës me pagesë, kush është Sabah Nuzi

16 Mars 2026, 10:50Kronika TEMA
I akuzuar si vrasës me pagesë, kush është Sabah Nuzi

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 6 ditë më parë (10 mars) ku iu vendos tritol makinës së Oltion Klosit. Për këtë ngjarje policia arrestoi 7 persona, ndërsa dyshohet se porositësi është Sabah Nuzi 33 vjeç, i cili aktualisht është në burgun e Fushë Krujës.

33-vjeçari Nuzi akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove, ngjarje e ndodhur një vitë më parë.

Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.

Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë  vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.

Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.

 

3 Komente

  1. L
    Lani

    Monster e poshter

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Përse duhet ta mbajmë me bukë??? Përseeee?????

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me respekt dhe dashuri

        Jo vetëm që duhet ta mbajmë me bukë, por duhet t'ia plotësojmë të gjitha kushtet e një hoteli me katër yje. Se e kërkon Europa. Kriminelët duhen trajtuar dhe respektuar sipas parimit se "korbi korbit nuk ia nxjerr sytë".

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje