Kamioni bie në humnerë në Gramsh: Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

26 Janar 2026, 16:05Kronika TEMA
Kamioni bie në humnerë në Gramsh: Humb jetën infermierja,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan.


Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Gazetarja Bruna Kërçyku raporton se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja Albana Boja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.

 

1 Komente

  1. D
    Daniel

    Do u kete fut duart te dyjave ky zgerdalla shoferi i kamionit, edhe ato zuskat nga kenaqesia i kane deviju timonin, manjak jalla shofer..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje