Kamzë: Kapet me 524 gramë flori të kontrabanduar, në kërkim dy bashkëpunëtorë (VIDEO)

14 Mars 2026, 10:40Kronika TEMA
Kamzë: Kapet me 524 gramë flori të kontrabanduar, në

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diversity”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale kapën në flagrancë në afërsi të Kamzës shtetasin 26-vjeçar E. K., duke transportuar mallra të dyshuara kontrabanduese.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestrua rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende të tjera të dyshuara. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, F. K. dhe M. G..

Hetimet paraprake tregojnë se E. K., së bashku me F. K. dhe M. G., kanë futur në mënyrë të kundërligjshme mallrat në territorin e Shqipërisë. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

3 Komente

  1. A
    Asnjehere nuk do ti gezojne kriminelet !

    Bravo Policise , kjo tregon dhe jane gjithmone ne krye te detyres qe ju eshte besuar... Kjo tregon qe policia si ne vendet e Evropes duke bere kontrolle te befasishme, kriminelet bien ne rjete vete... Mbreme ne Emisonin " ESENCA " e te nderuarit z. Emilijan Tanini , Inxhinieri i ftuar tregonte qe ne Depon e floririt te Rezervave te shtetit shqiptare kure ishin ne Tunnelet e Skraparit , ishte pothuaj sa nje Maune plote e perplote me flori, dhe me zhvendosjen ne Tunelet e Kerrabes ne vitin 1992 me ardhjen ne Pushtet te Demokracise dhe me urdher te Penecilines qe ishte Kryemrinister ne ate vite, u vendosen nr Tunelet e Kerrabes... ku sote sasia e mbetur pa vjedhur dele se eshte gati te mbushesh nje fugon..( nje maune dikur plote e perplote , e pergjysmuar ne nje fugon ) prandaj dhe shpenzimet qe ben Partia PD jane te pallogariithsme , dhe Kullate apo pasurite qe ka si ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise ....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      hahahaahahahahahahaahahahahahah hahahahahaahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahaha U mbars mali polli nje mi!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje