Mesohet se kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj.
Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.
Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.
Vertet nga ta dini ku ndodhet. Se mos bashkepunuat ne arratisje.
Kjo eshte si ajo loja e maces me miun...Macja e ngopur e le miun te ike dhe e kap prape. E keqja eshte se kete rradhe macja e la e miu cau ferren ...