Prokuroria njoftim zyrtar për verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka

20 Janar 2026, 10:15Kronika TEMA
Prokuroria njoftim zyrtar për verifikimin e pasurisë së gjyqtares

Njoftimi i Prokurorisë:

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Bravo Sala, i del fjala...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush m sha per debat, sun ja ma.

      "Treni"! Po ça llafos mor mal hekri, Sala osh si ajo shtriga e prrallvet qy ka dosje per gjith çata qy sun e dun. Kur sun maro pun me spihunat e dosjevet, ço per veprim varjantin 2 qy kryhet me an t Sali Lushs ne Agron Kulishit. Kta viktims n fillimt i bajn formalitetet ne kur sun sosin qellimin, e çojn per gjah. Kshu o Tren qy je mal me tonelata hekri, Sala osh demokrat i moth e sun lejo kamunistet t prishin rregllin e demokracis.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje