Konflikt fatal gjatë natës në aksin Mamurras–Krujë: një i vdekur, arrestohet 28-vjeçari

20 Janar 2026, 08:06Kronika TEMA
Konflikt fatal gjatë natës në aksin Mamurras–Krujë:

Sot, rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.

Raportohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet, në raport me provat e administruara, edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

1 Komente

  1. f
    franc

    Kjo zonë ka shumë derra....drejtësia duhet të japi masa maksimale për këtë plerë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje