SPAK ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i cili merrte ryshfet personave të ndryshëm për të shkelur ligjin.
Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i cili parashikon deri në tre vite burg.
Por SPAK kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për Gentjan Hoxhalli, por të jetë në shërbim prove për katër vite dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Ish-policit Gentjan Hoxhalli i ndalohet të ushtrojë funksione publike, për një periudhë prej pesë vitesh.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Hoxhalli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë i Kodit Penal ”.
2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Engjëllushe Tahiri dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 18, datë 23.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen 1/3 e dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 2 (dy) vite burgim.
3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Gentjan Hoxhalli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
4. Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh.
5. Bazuar në nenin 261/1 gërma “b” në lidhje me nenin 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Gentjan Hoxhalli me vendimin Nr. 116 datë 08.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për një vepër tjetër penale.
7. Në lidhje me provat materiale gjykata bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë:
– Aparat celular i Ilojit “IPHONE”, modeli “13 Pro Max” me ngjyrë gri, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanise “Vodafone” me nr. tel. ****. – 1 (një) aparat celular i markës “IPHONE”, modeli “Xs Max”, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanisë “Vodafone”, me nr. tel. ****. – Automjet i markës “Audi”, modeli “A6”, me targë **** (targë e huaj), me numër shasie ****, me ngjyrë gri të errët, së bashku me çelësin, t’i kthehen të pandehurit Gentjan
Hoxhalli.
8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit përkatës, i ngarkohen të pandehurit Gentjan Hoxhalli.
9. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Hahahaha....ju dhjafsha mu nde "drejtesi". Asnje dite buirg, denim me kusht dhe me absurdja pas maksimum 5 vitesh mun de ushtroje serish profesionin ne funksionin publik.
SPAK shume mire beni qe kerkoni denimin e ketij polici per ryshfet , po kete kermen komunist Non Grata qe ka vrare ,vjedhur , e po djeg Shqiperine nuk po kerkoni denimin e tij ,apo nga qe jeni zagaret e tij ,SPAK un duhet ta shkrijne urgjent , e te meren prokurore e gjygjtar nga bota , qe te behet drejtesi per kete popull .
Ju kam dhiere mu ne drejtesi te re , mun ne Spak , mun ne Braho e Dumdumane e Ols Dado e Erion Leshi se mu acaruan nervat nuk ja kujtoj mbiemrin . Po na dolet me keq se Llalla more ju shofte nje mortje nga i pari tek i fundit . Shqiptaret presin te zbardhe dosje qe kane gjak qytetaresh ata merren me nje polic e verr e verr a thua se e gjeten celsin e korrupsionit . O hale prokurore nga i pari tek i fundit po jane vrare njerez more ju rente ne femijet e ne koken tuaj , o te korruptuar e frikacake eshte djegur Shqiperia jo njehere , u shiten per skrap gjoja se ne fakt mbushen xhepat qeveritaret me miliardat e djerse e gjakut te Shqiptarve . U prish u shit e fut neper xhepat e ketyre qe therrasin me shume e ju hale merreni me nje cope polic qe kur pa se ju ne bashkepunim me kriminelat qeveritare keni vjedhur c'fare u ka dale perpara e ai i shkreti polic kurre nuk do ta bente po te kishit punuar me ndergjegje . Turp e faqja e zeze t'ju mbetet tere jeten , ju ndeshkofte zoti atje ku ju dhemb me shume te gjithve po sidomos e atyre qe i kane pasur dosjet e ketyre kriminelave e sidomos drejtuesit tuaj nga i pari tek i fundit .
Beni nje amnisti penale qe te shpetoje shqiperia nga keto gjyqe qesharake.Kush shperdoron detyren dhe merr rryshfet te shpallet viktime e sistemit dhe te demshperblehet