Moti i keq/ Novosela dhe Ferrasi i Fierit të rrezikuara nga Vjosa! Në Durrës lumi Ishëm ‘rrethon’ banesat! Ja si paraqitet situata në Veri...

8 Janar 2026, 10:10Kronika TEMA
Moti i keq/ Novosela dhe Ferrasi i Fierit të rrezikuara nga Vjosa! Në

Në Qarkun Korçë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë filluar reshje shiu dhe bore, me intensitet të ndryshëm sipas zonave.

Ka rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në fshatra të Proptishtit ku po merren masa për hapjen e tyre. Reshjet e shiut po kalojnë në formë llohe/bore në zonë.

Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal, borëpastrueset janë në terren. Në vendin e quajtur Gropat e Gëlqeres (rreth 5 km nga Erseka, aksi Ersekë–Leskovik) ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës, është vendosur sinjalistika dhe ka shërbim policie. Shërbimet e Rendit po këshillojnë drejtuesit e mjeteve për lëvizje me kujdes.

Në Dardhas, rruga për në fshat është e pakalueshme. Ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e njësisë dhe rrëshqitje rruge në Grunjaz. Raportohen probleme në lumin Rëmenj dhe Verdovë, veçanërisht në zonën e unazës së qytetit ku qarkullimi është kufizuar në një kalim.

Në Devoll paraqitet situatë më e rënduar në njësinë Proger (fshatrat Proger, Maqurisht, Cangonj, Shyec) për shkak të rritjes së prurjeve.

Në Maliq, lumi Devoll ka dalë nga shtrati në disa pika të argjinaturës në Sheqeras. Në Dunavec niveli është në maksimum, por nuk ka dalje nga shtrati. Në aksin Maliq–Lozhan (Senisht) pati bllokim gjatë natës, u pastrua, por ka batisje dhe rrezik për trupin e rrugës.

Në Mesmal ka rrëshqitje dherash me bllokim të rrugës. Në Lozhan i Lartë ka rënie gurësh dhe aktivizim të rrëshqitjes në Kakaç. Rezervuarët ndodhen  nën monitorim, është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot pasi arriti kuotën maksimale. Kanë filluar reshje bore rreth 2 cm.

Në akset Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik kanë filluar reshje bore ku po punohet për pastrim dhe kriposje.

Në Maliq–Kufi Gramsh reshje shiu me rënie gurësh e inertesh dhe po kryhet pastrim.

Në aksin Korçë–Voskopojë është pastruar dhe kriposur. Qarkullimi vijon normalisht.

Në Boboshticë–Dardhë ka reshje bore, mjetet janë në punë për pastrim dhe kriposje.

Në Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë ka reshje shiu me intensitet të ulët.

Në hidrovorin në Tushemisht vijon puna me 3 pompa (1 pompë jashtë funksionit). Niveli i ujit është i lartë, por situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.

Rruga për në Denas mbetet problematike nga situata e mëparshme, por niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Kolonjë, prej orës 03:30 kanë filluar reshje bore me intervale.

Në Çërravë, lumi i fshatit ka fryrje të madhe, por nuk ka dëme të raportuara.

Gjatë natës në aksin Hani Hotit-Dogana Vermosh ka patur reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m me rreth 15 cm. Për tani, reshjet kanë pushuar. Grupet e punës vazhdojnë pastrimin dhe kriposjen e aksit.

Gjatë natës ka patur reshje dëbore edhe në aksin Bogë-Theth, por janë marrë masat për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës.

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Citjoneziu: qafirat e mi sunite a shiite,rrini mren.... Turkish coffee, bakllava, telesehir sevda me Hanomet sa t'kaloi kiameti..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      NOVO-SELA....TOPONIME E PRETENDIME SERBO -CRRNAGORÇE....sju vie turp edhe ket katram shqipnis QE e kane lane me qindra TOPONIME NGA okupuesi.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xy

        EEE perendia smundet me ken per secilin I mire....doni uje, liqenet me u mbushe,puset me Pas uje edhe veres dhe QA asht ma e Mira ajo QE shqiperia,Kosova Jane pise dhe nji pastrim I Vogel....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje