Ndryshime në Gardën e Republikës: Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

23 Shkurt 2026, 17:10Kronika TEMA
Ndryshime në Gardën e Republikës: Lëvizin disa drejtues,

Ndryshime në Gardën e Republikës.


Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.

Në vend të tij është emëruar drejtues i parë Agim Hila. Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant.

Ndërkohë, pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç.

Këto sugjerime po bëhen nga grupet e punës.

 

2 Komente

  1. J
    Jari N

    Po ligjin e bën Maliqi ???

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sajmo

      Shteti i Gysit, pronen private nuk mund ta drejtoshe kshu. Turp megjithse per keta nuk ka turp..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje