Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar

18 Janar 2026, 13:37Kronika TEMA
Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim  sqarohet se gjatë hetimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Gjithashtu sqarohet se investigimi u iniciua nga  ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve.

“Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale tw menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas tw tjerw, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

16 Komente

  1. M
    Malariku shehaj si i ka call centrat

    Gjithe ai carcaf nuk thote asgje vetem perserite te njejten gje... Saliu thote qe ishte motra e balles,nje lajm tjeter flet per tre shpellar te tropojes,si eshte e verteta..?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Interesant. Call Centre e paska shqipëruar në Qender Thirrjesh, por pastaj shkruan "investigimi u iniciua". Wow! A thua nuk e di ky redaktori fjalën "hetim", apo fjalën "u nis, filloi, nisi"? Çorbë gjuhësh. Çfarë hengret per drekë? Hengrem ekmek me çomlek, dhe rizoto me yamamoto, dhe e mbyllem me pana cotto. Opo lere. Shtate gjuhë dimë. Nga dy fjalë secila.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajani

        E verteta eshte qe olsi dado lajmerij tre shpellaret e shkelzenit qe te largohen,

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali, vetem Agron Shehaj eshte me i pasur se Zeni

        Po Agron Shehajn, mbretin e Call Centers, pse nuk e heton Spaku? Sali jepi urdher Dados e Dumanit te hetojne Gonen miliarderin e Call Centers.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Lepurit shehaj po i sillen rrotull letrat ne tovoline

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fli rehat Gone sa te kesh para me thes

            Ka para Gonja, e paguan Spakun nepermjet Zenit dhe keshtu i mbyllet dosja!

            Përgjigjjuni
        2. S
          Spakisti

          Dmth operacioni qenka dekonspiruar.

          Përgjigjjuni
          1. 8
            88

            Më mirë t'a kishin bititsur, Le Iene që e nisën.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Po sigurisht,gjersa ata kanë shpërngulur për gjithë natën logjistikëm e Call Center-it tregon se aksioni i SPAK-ut është dekonspiruar.Në polici këta banditë të krimit kanë informatorët e tyre të cilët i kanë lajmëruar të zhduken nga vëndi ku ishte vendosur logjistiks e Call Center-it.Kur ka mbritur BKH i ka gjetur zyrat të boshatisura,sepse operacioni është dekonspiruar nga ndonjë zyrtar i lartë policie të cilit këta kodoshë të krimit i ngrohin xhepin me €.Nuk është rasti i parë që sa herë thirret policia për operacione tësekrete banditët lajmërohen dhe zhdukin gjurmët e krimit.SPAK-u duhet të investigojë për të gjetur informatorin e grupit kriminal.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Spakisti

                Shume e sakte

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkërdheni

                Problemi është që të hapim sa më shumë çështje të parëndësishme, që të mos merremi me sali halenë, sepse ju ka të gjithëve të kapur. Të dhjefsha SPAK.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Motra Taulantit qe kerkonte Belen per moter

                  Emra na jepni lerini numrat e kateve dhe vendodhjet. Flitet se keto qendra paguajne Ilir Proden te mos preken kurse pronare te vertete jane Olsi Rama, Taulant Balla dhe Belinda pa Balluke. Qe goditi Spak tregon se policia dhe prokuroria e Tiranes nuk kishin byth per shkak te pronarve! Spak trego emrat mos u intimido.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigrant

                    Si ka kundesi qe klodi lala dhe tan hoxha sdin gje Ja paskan bere me hile gjithollogeve shwiptar qe i kan len pa njohjr per problemin Apo hienet italiane e dinin qe keta jan gjobaxhinj te shpifur

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      prec Ulaj

                      Nje 200 metra me tutje banon nje roje i Kryeministrise, Syri.tv po e heton se mund te jete ne zonen ku ka ndodhur mashtrimi me Call Center. Nga ky roja mund te shkohet pastaj tek luleshtari i Kryeministrise, pastaj tek shefja e protokollit e cila banon ne Laprake pot ka njerezit e burrit ne ate lagje. Po behet nami, ketu del qe e gjithe Kryeministria e korruptuar, ja pra si doli Narkoshteti. Keto investigime i ka bere vete Flamur Noka dhe Kellici.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Punë spaku

                        Këta nuk kapin dot Zenin , Sali kërmën apo serial killerat e Tropojës që shuajtën 200 vetë, apo Disdarin që mbushin planetin me drogë, jo të kapin tropojanët e mbetur të Saliu me gradaçela, hidrocentrale, hotele dhe baza ushtarake si pronë të tyre! Si gjithmonë i kanë marrë në telefon përpara, ikni se po vijmë Se keni nga ne, se do hanit 1000 vjet, po na zuri rrota bishtin me italianët

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Goni

                          Po qe call centër pa tjetër është mbreti i call centrave Agron Shehaj

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje