Plagosja e 18-vjeçares, arrestohet nipi i Vladimir Gjutës

15 Shkurt 2026, 11:10Kronika TEMA
Plagosja e 18-vjeçares, arrestohet nipi i Vladimir Gjutës

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës, pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri.

18-vjeçarja ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës dhe ngjarja e ndodhur ka shumë hije dyshimi nëse ajo është vetë-plagosur apo nëse e ka plagosur dikush tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", thuhet në njoftimin e Policisë.

1 Komente

  1. 1
    19

    Rraseni mr3na malokun ku din kta ca eshte femra kta jan kafsh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje