Policët në Rinas gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro - Proda: Ky veprim rrit besimin e qytetarëve tek ne

14 Shkurt 2026, 17:50Kronika TEMA
Policët në Rinas gjejnë dhe kthejnë çantën me

Dy punonjës të Policisë së Shtetit, jashtë orarit të shërbimit, kanë gjetur dhe kthyer një çantë me 1000 euro, dokumente personale dhe një telefon celular, duke u vlerësuar për veprimin e tyre edhe nga drejtori i Policisë Ilir Proda.

Bëhet fjalë për punonjësit Klejdin Lleshajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Lezhë, dhe Durim Xhakajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Shkodër, të cilët mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën e Rinasit, teksa po ktheheshin me familjarët e tyre nga Tirana drejt Lezhës dhe Shkodrës, gjetën një çantë të humbur në rrugë.

Brenda saj ndodheshin dokumente identifikimi, 1000 euro dhe një celular, që i përkisnin një 34-vjeçari nga Kavaja, i kthyer nga Italia. Nëpërmjet pasaportës dhe rrjeteve sociale, policët arritën të identifikojnë dhe të kontaktojnë pronarin, duke ia dorëzuar sendet e humbura.

Për këtë veprim, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u ka dërguar një mesazh falënderimi, duke vlerësuar integritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë e treguar prej tyre, edhe pse ishin jashtë shërbimit. Ai theksoi se ky veprim forcon besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe nderon uniformën e saj. 

“Të nderuar kolegë. Ju përgëzoj dhe ju vlerësoj maksimalisht për veprimin tuaj, i cili mbart në vetvete qytetarinë, humanizmin, integritetin dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj detyrës.

Pavarësisht se ishit civilë, jashtë orarit të shërbimit, me veprimin tuaj treguat integritet dhe dëshmuat edhe njëherë se mijëra djem e vajza, gra dhe burra që shërbejnë në radhët tona nuk janë ashtu siç tentojnë t’i përbaltin, por janë njerëz që sakrifikojnë me ndershmëri për ligjin dhe qytetarin.

Ky veprim rrit besimin e qytetarëve, pa të cilin misioni ynë do të ishte i cunguar. Mirënjohje për ju kolegë dhe për çdo punonjës të Policisë me integritet që nderon uniformën e Policisë së Shtetit", tha Proda.

4 Komente

  1. A
    Arseni

    Kreta dunet te shperblehen te roten ne pergjegjesi

    Përgjigjjuni
    1. R
      Respekt per Policet ! Zoti ju ndimofte.

      Krenari dhe Zoti ju ndimofte keta njerez te ndergjegjshem... pervece qe rezikojne jeten e tyre ne detyre kundra krimineleve, por tregojne dhe ndershmerine e tyre te paster... Lum Familia qe ju ka., lum shoqeria qe kane me juve, lum shteti qe ju ka besuar detyren me te ndershme Policine...Mos haroni secili qe tregohet i ndergjeghsem, Zoti ja shperblen.... e ka provuar vete , kam gjetur disa here ..dhe i kam dorezar ne Policine e vendit te EU ku banoje... Dhe veshteriste e jetes qe i dalin ne jete secilit, me ndimen e Zotit kam patur suksese dhe Zoti dhe njerzit e ndershem me kane ndimuar....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje