VIDEO/ Policia arreston 52-vjeçarin: Po transportonte lëndë narkotike...

15 Janar 2026, 09:10Kronika TEMA
VIDEO/ Policia arreston 52-vjeçarin: Po transportonte lëndë

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër goditje ndaj trafikut të drogës, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe arrestuar një shtetas në flagrancë. Operacioni i koduar “Cargo”, i zhvilluar nga strukturat antidrogë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, çoi në kapjen e 60 kilogramëve lëndë narkotike që dyshohej se do të shpërndahej në Tiranë dhe Krujë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal.

Njoftimi i poliisë:

Tiranë/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”.

Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

3 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Boll more njerez!... Boll!... Nuk mund te pasurohesh brenda dites. Eksperienca e ketyre 30 vjeteve te fundit tregon se ose i shkon burgut, ose dheut. Ju qe mbillni kanabis neper pyje te largeta, te fshehta, mbillni me mire grure te hani buk te vertete, jo miell fallco si ky qe perdor tere vendi, i ardhur nga Serbia. Po deshet degjoni...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      ashtu eshte pasuruar gjithe vendi. Si thua ti u ndertuan gjithe ato pallate, media, vila etj me leket e kurbetit ne greqi/itali?

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Detar! Ore e ke mire. Jepu mend te bejne pallate te gjithe me prpozimet qe do besh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje