Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët

14 Janar 2026, 17:50Kronika TEMA
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me përbërjen e re të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, zhvilloi mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë.

KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat lidhen me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED.

Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025 të ketë relatore Afërdita Ndoin për kandidatët: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj.

KED caktoi relator Alfred Progonati për kandidatët: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia.

Gjithashtu, në mbledhje u caktua relatore Ornela Naqellari për kandidatët: Alaudin Mala dhe Alban Toro.

Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025 relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët: Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj.

KED caktoi relatore Klodiana Veizin për kandidatët: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini.

Njëherësh, KED caktoi relator Alfred Progonatin për kandidatët: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.

KED theksoi në njoftim se krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike e subjektet private, të cilat, sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

4 Komente

  1. E
    Eni

    Llagami eshte per burg, jo per Kushtetuese. Shkaterroi gjyqesorin dhe rezulton bashkepunetore e Bushkes dhe Xoxes ne hajduteri dhe pengimin e drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fillestari

      Ne cfare gjuhe eshte perdorur"vakanca" - mos duan te thone "pushime"? U be shqipja qe duhen pyetur paraprakisht poliglotet se cfare gjuhe flasin para se te perpiqesh ti kuptosh...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        Vakant (nga frëngjishtja) nënkupton edhe: i lirë, bosh, i pa zënë etj. Ka dhe kuptimin pushime. Gjithsesi tani është bërë modë përdorimi i fjalëve të huaja, edhe kur ekziston fjala koresponduese e saj në shqip.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z. Çakmaku D.V.

          Quhem Adbul Kasem çakmakë me banim në Detroit, USA. Punoj si agjent I shitje blerjeve të pronave. Këtu quhemi Realtor. Kam dëshirën që të kontriboj në Shqipëri me punën time. Mqs ka pozicion pune të hapur në Gjykatën Kushtetuese do kisha shumë dëshirë të punoja aty. Ku duhet të aplikoj për punë te GjK?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje