"Rama nuk ikën me të mirë" - Lefter Maliqi gati të futet në grevë urie: Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe

19 Janar 2026, 18:25Kronika TEMA
"Rama nuk ikën me të mirë" - Lefter Maliqi gati të

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka folur në studion e News24 mbi aksionin e opozitës dhe protestën kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 24 janar, duke theksuar se vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ngritja e një qeverie teknike mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Sipas Maliqit, protesta e 24 janarit duhet të shënojë një kthesë të fortë në mënyrën e reagimit opozitar. Ai u shpreh se vendimmarrja duhet të merret pikërisht në këtë datë, duke mos përjashtuar skenarë si ngritja e çadrave, greva e urisë apo forma të tjera presioni të vazhdueshëm ndaj qeverisë. 

“Nëse protesta do të jetë si të mëparshmet, me fjalime dhe drita të ndezura për disa orë, kjo qeveri nuk bie,” deklaroi Maliqi, duke shtuar se një regjim i tillë, sipas tij, nuk mund të përballet me protesta simbolike apo të shkurtra. Ai shprehu skepticizëm për suksesin e opozitës përballë zgjedhjeve të ardhshme lokale, duke theksuar se korrupsioni është shndërruar tashmë në sistem. 

Ish-deputeti u shpreh në favor të protestave me orë të zgjatura dhe përhapjes së tyre në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke e konsideruar të domosdoshëm një zemërim popullor mbarëkombëtar. Maliqi deklaroi gjithashtu se mbështet skenarin e grevës së urisë, duke theksuar se deputetët duhet të jenë të parët që japin shembullin. 

“Jam i pari që futem në grevë urie, nëse deputetët që kanë përfituar nga votat e qytetarëve futen në grevë. Kjo do të motivojë edhe opozitarët dhe demokratët të qëndrojnë,” u shpreh ai. 

Mes skenarëve të tjerë, Maliqi përmendi rrethimin e Kryeministrisë, protestat në çdo qark të vendit, madje edhe marshimin drejt Surrelit, ku ndodhet banesa e kryeministrit Rama, duke theksuar se, sipas tij, “Rama nuk ikën me të mirë”. 

10 Komente

  1. N
    Noci

    Keta jane njeri me budalla se tjetri.Asnje lloj proteste ne Shqiperi nuk e rrezon Ramen.Ka fituar zgjedhjet dhe vendi nuk ka asnje lloj krize me perjashtim te krijues se opozites qe çdo dite behet me e dobet.Çdo te thote greve urije ,perse dhe kunder kujt.Per te dorezuar pushtetin tjetri,te behet greve urije evte thote merreni pushtetin edhe pse nuk ju voton kush.Ku ka ndodhur ndonjehere ky budallallek.Çfaredo qe te ndodhe,pa votuar populli nuk ka rotacion

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati pa parti

      Per mend qe ke te besojme

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taipi

        Gjalle. Qenka. Ky. Po. ri. o. mavrri. se. ty Nuk. te llogarit. njeri

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pijetari

          Ti mor Lefter nuk je per greve urie, po per greve rakie

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katundar

            Po budalla po do rrethojme shtepine , si ka mundesi qe i jepni hapesire ketij budallai.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qypi

              Hall i madh ju ka zënë o katunar Berati.Dridhuni e përdridhuni aty do rini gjatë, shumë gjatë.Pampersat do ja ndëroni me rradhë rrumpallës.....

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adriatik

                Lefter meru me qeni qe ke ne shtepi.Lere politiken,nuk edhte per ty.Je njeri pa kulyure ose e thene ttoç je gungash.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Futu Lefter futu, e shkofsh ne te sateme sa ma shp

                  Futu Lefter mavrija ne greve urie, boll se nuk durohet, por mos ha mish e pi raki, vetem uje pi, deri sa te vdesesh si martir i Saliut per demokracine e PD komuniste. Ndryshe mos ha mut duke derdellitur more derdimen katundar mistrec nga ......, e di vete ti.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Juve

                    Ore çfarë kushtesh ka vendosur non gra grada në përzgjedhjen e ktyre personave që mban afër.kta janë të gjithë ku theret qameti

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Henk

                      Për sa kohë që në atë parti të ashtuquajtur demokratike të frymojnë tipa si ky Lefter hundëderri, jo vetëm Rama, por edhe Zaho do mbretërojë në pushtet. Shqipëria nuk ka opozitë, pikë!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje