Semani vërshon gjatë natës, përmbytje të shumta në zonën e Libofshës...

13 Janar 2026, 08:18Kronika TEMA
Semani vërshon gjatë natës, përmbytje të shumta në

Lumi Seman ka vërshuar gjatë natës duke shkaktuar përmbytje të shumta në zonën e Libofshës. Si pasojë, rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas janë përfshirë nga uji, ndërsa çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme ka bërë që prurjet të dalin drejt tokave bujqësore dhe zonave të banuara.

Sipas raportimeve nga terreni, prurjet e shumta të lumit dhe dëmtimi i argjinaturës në disa segmente kanë sjellë përmbytjen e tokave bujqësore në disa fshatra të zonës. Gjatë mesnatës, uji ka depërtuar edhe në disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po punojnë për monitorimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve.

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Citjoneziu m'arabi di gjo,apo vari karin.... allah uakbar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje