Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

1 Mars 2026, 16:40Rajoni TEMA
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se beson që Murat Jashari, nga familja e heroit Adem Jashari, do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe anëtarë tjerë të familjes, e kanë bërë të qartë më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për pozitën e presidentit, dhe një pozitë të tillë do ta shqyrtonin vetëm në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile.

Kurti e ka përmendur se marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal.


“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se e dëshiron edhe një mandat, mirëpo LVV-ja, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj.

Edhe partitë opozitare duket se nuk kanë votë për të, meqë me raste e kanë kritikuar për njëanshmëri në të mirë të partisë së Kurtit.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushetuta në procedurën e saj”, ka thënë Kurti.

Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa e ka komentuar ofertën që i ka bërë një ditë më parë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës që emri i presidentit të propozohet nga partia që udhëheq ai.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të diskutojë sërish për këtë çështje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur, ku secili subjekt e ka kandidatin apo kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV-ja do ta ketë kandidatin e saj për president”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndonëse Hamza i ka bërë ofertë Kurtit që kandidimin ta bëjë partia e tij, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër konkret.

Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.

Më herët gjatë javës, Arsim Bajrami, ish-ministër i Administratës Publike dhe i Arsimit, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.

Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë më parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.
Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak./REL

5 Komente

  1. D
    Dhe kryeministēr dhe President kan vështirsi tē zg

    Kurti kērkon luftē me Serbin, por se mendon se njē konflikt i ri nē ballkan, do pērfshij dhe eleminimin fizik tē Albinit.Ka njerēz me doktoratur nē shkenca ushtarake ,politike ,mjeksore,ekonomike, ose teknologjike., pēr kētē detyrē, dhe jo çunin e Hashim Thaçit

    Përgjigjjuni
    1. v
      votuesi

      Kurti teston popullin e Kosoves ,nese e kane harruar luften apo jo ,nepermjet ketij propozimi.Vjosa Osmani kjo drane perfaqeson kOSOVEN e viteve te para te pasluftes ku kerkon ti ngjaje IBRAHIM RUGOVES si pasuese e admiruese e tij ,as mish e as peshk.Une padyshim qi ia jap voten Murres.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O te rrahur nga jeta ne perendim, votini Kurtin

        Kurti po ofendon hapur familje dhe gjakun e Jasharajve. Si guxon ky qelbesire serbe te provokoje kaq rende Luften Clirimtare dhe UCK? A kan mbet burra ne Kosove? Apo jane kthy te tan gra te flliqta? Fis i cuditshem ky i dardaneve por-serbe te klanit qelbanit te Kurtit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Kurrci siq e kan thane shume shqiptar plr edhe une personalisht po del se eshte trajnuar me shpirt nga politika serbe se kinse duke u paraqitur "nacionalist" ti realizoje politikat dhe qellimet serbe, nje nga to eshte edhe perfshirja e familjes Jashari ne keto momente si thot ai kandidatura me e mire! Ketu ka nje qellim qe duke perdorur Murat Jasharin te rrit pernrahjen e vet dhe te qenefit ne Drenice dhe ta fajeson PDK-n sikur eshte kunder familjes Jashari, por sinqerisht do doja ta dija se si ndihet Murati dhe familja Jashari ne nje ekip ku me shume ka udbash dhe pbelle serbosllave sesa at’dhetar, prandaj ftesa e kurrcit per Muratin eshte nje fyerje dhe perdhosje e vet familjes Jashari dhe luftes per liri duke bashkuar ata qe kan luftuar mes veti, familjen Jashari ne nje ane kunder ish militanteve serbosllav qe kurrci u ka ne qenef dhe qeveri siq jan faruk mujka, skellzen gasi,pupovci,magjupi dimal basha e shum te tjer qe siq dihzt publikusht ne qeverine kurrci dhe oresidencen osmanka ka mbi 720 udbash qe jan kapur nga mediat duke zbatuar politikat serbe andaj si do te ndihej Murati ne mesin e ketyre,do ti legalizoj qellimet e tyre apo do ti kerkoje falje serbise permes tyre per shkeputjen e kosoves nga serbia siq e thot haga duke anuzuar uck-n se duke shkeputur koqoven nga serbia me lufte kan kryer krime njerzore! Prandaj sikur familja Bashari e vet Murati ta duan Kosoven e per kete as qe dyshoj duhet ta kundershtojne kurrcin dhe te reagojne sa nuk eshte vone.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dani

            Murat Jashari e tha publikisht senuk donë të kandidoj dhe ja tash Kurthi…?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje