Spiropali takon krerët e partive kryesore parlamentare në Kosovë

26 Shkurt 2026, 12:50Rajoni TEMA
Spiropali takon krerët e partive kryesore parlamentare në Kosovë

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ministrja përgëzoi kontributin konstruktiv të partive politike në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja duke vlerësuar stabilitetin institucional të Kosovës, si interes të përbashkët.

Spiropali uroi Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për zgjedhjen në krye të PDK-së, si dhe nënvizoi rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë dhe drejtësisë.

Ministrja e Jashtme theksoi se “Shqipëria mbetet pranë Kosovës në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon.”

Në takimin me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Spiropali deklaroi se “LDK-ja ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike.”

“Në këtë rrugë të gjatë nuk mund të mos kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova — vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euro-atlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut, mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne”, tha Spiropali.

Kontributi i LDK-së në debat, reformë dhe konsolidim institucional, sipas Spiropalit, mbetet pjesë e pluralizmit, që e bën demokracinë funksionale.

Spiropali takoi gjithashtu Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e konsideroi si një prej zërave më të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin.

Në takim u diskutua përgjegjësia që kanë forcat politike sot, garantimin e stabilitetit institucional, forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Kosovë dhe avancimi i integrimit euroatlantik të rajonit tonë.

“Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar”, tha Spiropali në takimin me Haradinajn.

 

6 Komente

  1. r
    rudolfi

    Cfar behet nuk po merret vesh,partite e kosoves nuk po merren vesh me njera tjetren dhe nuk po ndegjojne Edi Ramen vjen dhe kjo tani ti bej lesh e li,me keq sec jani,nuk e kuptoj se sa e mbivlerson veten ?????????

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      Kjo ministresha ka shkuar qe tu jape eksione se si vidhet ne dogana.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Altin M

        Po fiks, i vetmi vend ne bote me ministre qe karriren e ka filluar si drejtoreshe doganash dhe per vjedhje spektakolare

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiperi e shqiptareve

        I percan Tirana tradhtare, pozite e gjoja opozite ketu njelloj jane ne kete pike! Kesaj spirokari futini gishtin o parti kosovare dhe zgjidhni president ate qe ju doni! Cobanka spirokari te shkoje nga ka ardhur! Kurre mos zgjidhni president ate qe u thote elita e shitur, hajdute dhe tradhtare e Tiranes. Mos e beni kete gabim per hir te shqiptarise. E di qe ju nuk e publikoni por pak rendesi ka. Rendesi ka qe e lexuat...!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropojani

          U terbuan keta ushtaret e plakut me te peshtire ne bote qe filluan te stabilizohen mardheniet me Kurtin qe e mban per mik ky kufoma jone.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            po si mund te mendohet qe vjen vizita e mamices per ndonje gje more amani?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje