Takimi me Macron në Pallatin Elize, Kurti zbulon detaje nga bisedimet

27 Mars 2026, 20:53Rajoni TEMA
Takimi me Macron në Pallatin Elize, Kurti zbulon detaje nga bisedimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka zbuluar detaje nga takimi i tij këtë të premte me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris.

Kurti thekson se pati një takim dy orësh me Macron ku diskutuan lidhur me rolin e NATO-s në Kosovë, angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e vendit të tij për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Ai thekson se gjatë takimit ngriti çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

“Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë-Francë.

Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara”, shkruan Kurti.

7 Komente

  1. F
    Futbolli dhe mëndjemadhsia Brikenës VIP 5

    Kosova të përdor hymnin e Shqipëris në fifa 2026, meqënse i kemi hapur rrugën Adem Jasharit të lindur më 28 nëntor.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Kosova eshte shtet me vete dhe nuk mund te perdore zyrtarisht himnin e nje shteti tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E dum Kosoven si pjese te Shqiperise

        Kosova asht nan 1244, pra jo shtet por pjese e Serbise, ndryshte do ishte ne OKB dhe vend Kandidat per BE. Serbia po pergatit zgjedhjen e Gervalles udbashe si Presidente fallco te Kosoves jo shtet!

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Franca nuk do t'ja dije as per Ballkanin, e jo me per livadhin e vogel Kosove.

        Përgjigjjuni
      3. Z
        Zero progres i Kurtit tek Macroni

        Pra duket se Macron nuk kishte pune te rendesishme sot, dhe shoi kuriozitetin nese mashtruesi Kurti ka ndryshuar. Shpejt Macron do thote perseri se Kurti nuk mund te besohet! Thuhet se Makron i ka thene Kurtit se nuk ka asnje mbeshtetje nga BE nese nuk merret vesh me Vucic, dhe kjo eshte e pamundur sepse per Vucic Kosova eshte Serbi, sipas kustetutes Serbe.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nga Kongresi Berlinit - seri te Ohëri

          Franca që nga Kongresi Berlinit 1878 bashkë Rusinë dhe Gjermanin i kanë ndarë trojet dhe kombin shqiptare në 5 pjesë!. Kryetari i Francës, Francua Miteran, 1985- 1995 ka qenë kundër shqiptar. Gjatë lutës legjendare te UÇK-s ushtarak të Francës ndaluan çlirimin e Veriut të Kosovës kurse majori, Anne Binel, ka spiunuar NATO-n për Serbinë prandaj bombardimet e caqeve serbe prandaj janë shtyre dy herë. Mo zot të ndodh diçka e ligë nga ky takim sepse është pranuar dhe nënshkrua ZAJEDNICA në Bruksel dhe Ohër dhe Vuçiq këto ditë po ulurin me të madhe nga gëzimi.

          Përgjigjjuni
          1. T
            TR

            Na qenka kujtuar Franca e ngrehur per Kosoven e shkrete.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje