
Debati rreth statusit juridik të Pishë Poros si zonë e mbrojtur është i mbushur me spekulime rreth asaj që quhen ndryshime ligjore në favor të investitorëve të rinj.
Spekulimi vjen nga fakti se të gjithë i referohen faktit që Pishë Poro është zonë e mbrojtur që klasifikohet si Kategori V sipas IUCN (Peizazh i Mbrojtur), miratuar me VKM nr. 596, datë 25.09.2024 “Për shpalljen ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’ (Kategoria V) të zonës ‘Pishë Poro–Nartë’”.
Por, nëse shikon nenin 20 të ligjit, që shprehet në pikën 4 se: “Veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit”, shikon se ai është i njëjti nen i vitit 2017 dhe nuk është prekur nga ndryshimet e vitit 2024.
Sistemi shqiptar i zonave të mbrojtura është ndërtuar mbi klasifikimin ndërkombëtar të International Union for Conservation of Nature (IUCN), i cili nuk i trajton të gjitha zonat e mbrojtura me të njëjtin nivel kufizimi. Ligji nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” i ka adoptuar këto kategori në mënyrë të plotë.
Thelbi i sistemit është se sa më lart të shkohet drejt kategorive I dhe II, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Ndërsa kategoritë V, si rasti konkret, dhe VI janë ndërtuar mbi konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik.
Pikërisht për këtë arsye, Kategoria V nuk është konceptuar si zonë “pa zhvillim”, por si zonë ku peizazhi, biodiversiteti dhe aktiviteti njerëzor kanë bashkëjetuar historikisht dhe duhet të vazhdojnë të bashkëjetojnë.
Vetë neni 20 i Ligjit nr. 81/2017 përcakton se Peizazhi i Mbrojtur përfshin territore ku mund të ekzistojnë qendra banimi dhe aktivitete si bujqësia, turizmi, peshkimi dhe përdorime të tjera të territorit. Specifikisht, në pikën 4 të nenit 20 përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Kjo është arsyeja pse resortet turistike konsiderohen të lejueshme në Kategorinë V. Arsyeja nuk është se ligji krijon një përjashtim të posaçëm për resortet, por sepse vetë filozofia e kësaj kategorie është menaxhimi i territorit përmes përdorimit dhe jo izolimi i tij nga aktiviteti njerëzor. Në standardet e IUCN, Peizazhi i Mbrojtur është pikërisht zona ku ruajtja e natyrës kombinohet me turizmin, ekonominë dhe zhvillimin.
Prandaj, leximi i kombinuar i nenit 20 të Ligjit nr. 81/2017 dhe i kritereve të IUCN për Kategorinë V mbështet argumentin se ligji shqiptar nuk vendos një regjim ndalues për resortet turistike në Peizazhet e Mbrojtura.
Analiza juridike e statusit të Pishë Poro mbështetet te VKM nr. 596, datë 25.09.2024 “Për shpalljen ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’ (Kategoria V) të zonës ‘Pishë Poro–Nartë’”.
Vetë VKM-ja përcakton se në zonën “Pishë Poro–Nartë” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. Sipas legjislacionit shqiptar, “Shkallë e tretë mbrojtjeje” është shkalla e mbrojtjes që ka si funksion ruajtjen e natyrës dhe të biodiversitetit në harmoni me zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike e turistike, të infrastrukturës për banorët dhe komunitetin e biznesit”.
VKM nr. 596/2024 pranon shprehimisht ekzistencën e strukturave turistike, strukturave akomoduese, infrastrukturës mbështetëse, si dhe ndërtimeve me funksion ekonomik dhe rekreativ. VKM-ja parashikon se veprimtari të tilla si ndërtime, zhvillime infrastrukturore dhe ndërhyrje të tjera mund të realizohen kur subjekti është pajisur me miratimet dhe autorizimet përkatëse nga organet kompetente, përfshirë Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, sipas rastit.
Në një lexim të kombinuar të nenit 20 të Ligjit nr. 81/2017, standardeve të IUCN për Kategorinë V dhe VKM nr. 596, datë 25.09.2024, rezulton se Pishë Poro–Nartë është një zonë e mbrojtur ku lejohen zhvillime turistike dhe struktura akomoduese, për sa kohë respektohen kriteret mjedisore dhe procedurat ligjore të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
Pesë raste të ngjashme brenda Bashkimit Evropian
Laguna e Venecias – Itali
Qytet-port, Ramsar, natyralizëm, akuakulturë, UNESCO

Konteksti: Laguna bregdetare më e madhe e Mesdheut (rreth 550 km²), e mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe me zona Natura 2000 brenda saj, njëkohësisht Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.
Zhvillimi dhe ruajtja: Brenda lagunës ndodhen një qytet historik, një port i madh, kanale të hapura për anijet dhe turizëm masiv.
Mësimi: Edhe ekosistemi më i ndjeshëm dhe më i mbrojtur mund të strehojë qytet, port dhe turizëm intensiv kur menaxhohet me kujdes — një bashkëjetesë shekullore mes njeriut dhe lagunës.
Étang de Thau – Francë
Natura 2000, akuakulturë dhe turizëm si natyror

Konteksti: Laguna më e madhe e Languedoc-ut, sit i mbrojtur Natura 2000.
Zhvillimi dhe ruajtja: Ostrikultura dhe kultivimi i midhjeve janë industri kryesore, krahas turizmit bregdetar, të gjitha të menaxhuara brenda kuadrit të ruajtjes.
Mësimi: Ekonomia lokale ndërtohet drejtpërdrejt mbi vetë vlerën natyrore të lagunës; ruajtja dhe fitimi shkojnë bashkë.
Bassin d’Arcachon – Francë
Turizëm dhe ostrikulturë

Konteksti: Një gji-lagunë baticash i njohur ndërkombëtarisht.
Zhvillimi dhe ruajtja: Turizmi i gjerë dhe ostrikultura zhvillohen krahas vlerave natyrore, brenda planifikimit dhe rregullave mjedisore.
Mësimi: Një destinacion i njohur turistik mbahet i gjallë pikërisht falë cilësisë së ruajtur të mjedisit të lagunës.
Port Leucate – Port Barcarès, Francë
Marina dhe resorte turistike mbi lagunë

Konteksti: Dy stacione turistike me marina, të ndërtuara nga e para mbi kordonin ranor që ndan lagunën Leucate-Salses.
Zhvillimi dhe ruajtja: Resortet përfshijnë një nga marinat më të mëdha të Mesdheut, akomodim turistik dhe shërbime; ndërsa ostrikultura vazhdon në lagunë.
Mësimi: Precedenti më i drejtpërdrejtë i një kompleksi marinash dhe resortesh të ndërtuara mbi një lagunë, që funksionon prej dekadash krahas akuakulturës dhe një zone të mbrojtur shpendësh.
Mar Menor – Spanjë
Laguna më e madhe e ujit të kripur në Evropë (~135 km²)

Çfarë ndodhi: Bregu i Mar Menor-it, sidomos shiriti La Manga, u zhvillua intensivisht me hotele dhe apartamente. Por presioni i pakontrolluar — kryesisht plehrat bujqësore dhe shkarkimet — solli eutrofikim të rëndë: vdekje masive peshqish (2016, 2019, 2021) dhe humbje të rreth 85% të livadheve nënujore.
Kur u be ky debat me inisiativen e qeverise? Pikerisht kete kerkojne qytetaret: transparence, debatin, kuadrin ligjor. Te fyesh popullin pse reagon, nderkohe qe erresiren rreth ketij projekti e ka krijuar vete qeveria, eshte antidemokratike e abuzuese.
Kategoria 5 lejon përdorimin TRADICIONAL. Resorti i parashikuar NUK ËSHTË përdorim tradicional! Venecia egzistonte tradicionalisht para se të shpallej IUCN, prandaj lejohet. Kultivimi i guackave/oysters ka qenë përdorim historik tradicional. Këtu kemi të bëjmë me zhvillime "ex novo", pra që nuk egzistonin më parë dhe si rrjedhim jo tradizionale.
Rame hajduti duhet te japi doreheqje , e llogari ky kujton se shqiperin ja ka lene i jati, kane 35 o36 vjet koto plehna qe kane perfitu miljarda e e kane shite vendin , e kane kthy ne vorreza te ushtarve Grek , me shit detin se don kojshja greke se nuk ka det, per tane qeverritaret konfiskim total te pasurive , e burg tu pritet dora
Ore si nuk vjen njeri te investoje per institute, apo qofte dhe fabrika dhe uzina???!!!
Gjeni krahasime me Afrikën,mos e mbivlerësoni veten ,se jeni shteti më i prapambetur,korruptuar dhe hajdut ne rruzull.
Zoti artikull shkrues Bere mire qe i dhe sqarimet e nevojshme per legjistacionin qe rregullon zonat e mbrojtura Por ose ne legjislacion ose ne mendjen tende mungon dicka thelbesore.Cdo vendim i qeverise shoqerohet me nje relacion sqarues per zbatimin e cdo vendimi. Ne rast se ky relacion mungon atehere cdo veprim duhet te kthehet ne origjine. Duhet sqaruar hollesisht Cilat jane nderhyrjet e lejuara dhe sa ndryshon ambienti Sa eshte shkalla e nderhyrjes ne raport me siperfaqen e mbrojtur . Si komunikon publiku me zonen e mbrojtur mbas nderhyrjeve ( gardhi me gjemba e ka dhene nje pergjigje megjithese nuk di te flase. Por ka dhe plot te tjera .
Qeveria para se te ndermare hapa kaq te medha, te bisedoj publikisht me popullin, ne tv. Te mos kujtohet per ta hedhur shashken kur qytetaret te indinjuar te kerkojne me shume te drejte se cfare po behet ne vendin e tyre. Shqiperia KURRE nuk eshte e nje individual apo e 25 personave qeveritare. Ne popull ka spcialiste te fushave te ndryshme, qe jane me te zote se ata qe keni ne qeveri. Ju kemi besuar, tani pas zhgenjimit jo. Revolta e popullit nuk ju tremb. Dhe qytetaret nuk tremben nga forca e policise kur jane ne te drejten e tyre si shtetas shqiptar. Ju keni i nevoje per voten e popullit, populli si fukarra qe e keni lene nuk ka nevoje per nje qeveri te korruptuar. Ama kur vjen problemi te atdheu nuk ka shqiptar qe te fale. Peshe te rende ke mare qeveri e popullit, por pa mbeshtetjen e popullit. Cdo pellembe toke eshte e cdo shqiptari dhe do te mbrohet me cdo gje.
Se kuptoj pse perfshijne ketu Venecien, Ajo eshte ndertuar para se lindnin stergjysherit e ketyre qe kane bere ligjet per mbrojten e territorit . Muhabet koti.
Kush e beri ligjin o kar?! Ai qe do te ndertoje ne Zvernec, Butrint e kudo ku ka zona te (pa) mbrojtura! Na sillke ti si argument ligjin?!?!?! O pikaaaaaa pika!!! Mire qe nuk nxorri picken plake te pikes se vockel per ta mbrojtur te pambrojtshmen qe ky e ben te mbrojtshme (sipas habise frazeologjike te idjotes se rrezikshme te shendetesise). Ky vend ka marre fund menkete skizofren
Kujtoni Kakomenë,sot do të ishte një perlë por e bllokuan 25 vjet është plot mbeturina këtë duan edhe me Zvërnecin.