FOTO/ Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13 Janar 2026, 09:00Kronika TEMA
FOTO/ Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

1 Komente

  1. A
    Arti

    Vlonjeter hesapi! :)

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje