Merr flakë lokali në ‘Lungomare,’ nuk dihen ende shkaqet (VIDEO)

23 Shkurt 2026, 20:48Kronika TEMA
Merr flakë lokali në ‘Lungomare,’ nuk dihen ende shkaqet

Një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth.

Forcat zjarrfikëse kanë izoluar flakët dhe kanë bërë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia po dokumenton rastin, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.

1 Komente

  1. v
    vlonjat

    Nuk eshte ne lungomare, eshte ne Uji Ftohte, prane Tunelit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje