Nga Sokrat Mara
Dje Kryeministri bëri një deklaratë interesante. Tha se i burgosuri politik Erion Veliaj nuk është i burgosur politik, sepse Shqipëria nuk ka të burgosur politikë. Por në të njëjtën kohë tha se mazhoranca është e gatshme të durojë edhe padrejtësi të drejtësisë së re, sepse objektivi madhor është integrimi europian.
Nëse pranohet se një padrejtësi mund të ekzistojë dhe megjithatë tolerohet për shkak të një qëllimi politik më të lartë, apo sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në drejtësi, atëherë jemi tashmë në territorin e një argumenti politik.
Jo gjithmonë prokurorët politikë marrin urdhra politikë nga politikanët. Çështja është tjetër: a mund të prodhojë sistemi një padrejtësi ndaj një individi dhe politika ta pranojë atë si kosto të pranueshme për një objektiv strategjik që mbetet, në thelb, objektiv politik?
Nëse përgjigjja është po, atëherë arsyeja politike i është mbivendosur arsyes ligjore.
Madje paradoksi bëhet edhe më i fortë kur kujtojmë se vetë SPAK matet publikisht edhe përmes rezultateve, statistikave dhe perceptimit të suksesit në luftën kundër korrupsionit, një proces i lidhur ngushtë me axhendën e integrimit europian. Integrimi në BE është objektiv politik i shtetit shqiptar. Nëse ky objektiv politik shndërrohet në arsye që të cënohet liria apo të përcaktohet fati procedural i individëve, për të prodhuar statistika, mesazhe apo rezultate që i shërbejnë këtij objektivi, atëherë debati nuk është më juridik. Ai është domosdoshmërisht politik.
Një njeri nuk bëhet domosdoshmërisht i burgosur politik vetëm kur futet në burg me urdhër të një politikani. Mund të bëhet i tillë edhe kur mbahet në burg sepse askush nuk dëshiron të vërë në diskutim një padrejtësi që i shërben një qëllimi politik më të madh.
Në këtë kuptim, referimi i Kryeministrit te rasti i Fatos Nanos është më domethënës sesa mund të duket. Sepse vetë krahasimi pranon se ekziston mundësia që politika të prodhojë viktima në emër të objektivave që ajo i konsideron historike.
Por në një shtet të së drejtës europiane nuk mund të ketë qytetarë sakrifice për integrimin europian.
Nëse një shumicë politike bindet se një qytetari, aq më shumë kryeqytetarit Erion Veliaj apo kujtdo tjetër, po i bëhet padrejtësi, detyrimi i saj nuk është të heshtë. Detyrimi i saj është të aktivizojë të gjitha mekanizmat kushtetues dhe institucionalë që ajo padrejtësi të verifikohet dhe, nëse ekziston, të ndalet; pa ndërhyrë fare në drejtësi, por duke reaguar ndaj padrejtësisë.
Të reagosh ndaj një padrejtësie nuk do të thotë të ndërhysh në drejtësi. Përkundrazi. Do të thotë të kërkosh që drejtësia të funksionojë si drejtësi.
Nëse integrimi europian kërkon kurbane politike, atëherë të paktën në 35-vjetorin e Partisë Socialiste t’i kishin dhënë medaljen e artë të “heroit të integrimit europian”: të burgosurit politik Erion Veliaj që po na integron në Europë.
A do ti blej Lali Eri edhe grave te këtyre qe shkruajnë jorgan mbrojtës për të 500mij euro brek?!
"I burgosur Politik" !!! Ha Ha Ha .....Lal Beu eshte nje embleme e korrupsionit dhe hajduterise , Qazim Beu i dyte dhe sigurisht shoqeruar nga sekserja Ajola alias Mona Kukaleshi......Edhe Palloshi dje , dha ca deklarata me shume si "qurravitje hipokrite" per Lalin , dhe e mbylli me shprehjen " ..Ne nuk po kerkojme lirimin e tij...se nuk eshte puna jone".....e thene ndryshe Palloshi dhe PS as nuk e rruan per Lalin..........Sepse nese Palloshit vertet do t'ia ndjente per Lalin , do te bente te njejten lufte sic beri per Belen.....Sot ne Shqiperi , vetem 1 person e rruan per Lalin , ky eshte baba i tij politik Mero , dora vete......por ai nuk ka gje ne dore , vetem ti bjere shpesh fyellit ne vrimen e Lalit !!!!!!
"I burgosur Politik" !!! Ha Ha Ha .....Lal Beu eshte nje embleme e korrupsionit dhe hajduterise , Qazim Beu i dyte dhe sigurisht shoqeruar nga sekserja Ajola alias Mona Kukaleshi......Edhe Palloshi dje , dha ca deklarata me shume si "qurravitje hipokrite" per Lalin , dhe e mbylli me shprehjen " ..Ne nuk po kerkojme lirimin e tij...se nuk eshte puna jone".....e thene ndryshe Palloshi dhe PS as nuk e rruan per Lalin..........Sepse nese Palloshit vertet do t'ia ndjente per Lalin , do te bente te njejten lufte sic beri per Belen.....Sot ne Shqiperi , vetem 1 person e rruan per Lalin , ky eshte baba i tij politik Mero , dora vete......por ai nuk ka gje ne dore , vetem ti bjere shpesh fyellit ne vrimen e Lalit !!!!!!
O bole, hahaha.. me dy pseudonime?
Ca donte me thon Lideri Suprem duke e krahasu me Fatosin? Qe te behesh kryetar i PS duhet te beje burg te padrejte Velia? Po shoku Edvin vete pse s’beri burg po vec ua futi shokeve?
-------------------------- --- "I burgosur Politik" !!! Ha Ha Ha .....Lal Beu eshte nje embleme e korrupsionit dhe hajduterise , Qazim Beu i dyte dhe sigurisht shoqeruar nga sekserja Ajola alias Mona Kukaleshi......Edhe Palloshi dje , dha ca deklarata me shume si "qurravitje hipokrite" per Lalin , dhe e mbylli me shprehjen " ..Ne nuk po kerkojme lirimin e tij...se nuk eshte puna jone".....e thene ndryshe Palloshi dhe PS as nuk e rruan per Lalin..........Sepse nese Palloshit vertet do t'ia ndjente per Lalin , do te bente te njejten lufte sic beri per Belen.....Sot ne Shqiperi , vetem 1 person e rruan per Lalin , ky eshte baba i tij politik Mero , dora vete......por ai nuk ka gje ne dore , vetem ti bjere shpesh fyellit ne vrimen e Lalit !!!!!! ------------------ ----------
Jane HAJDUTE bashke me Saliun
Rama ka te drejte: Si mund ta quaj ai, te burgosur poltik Erion Veliajn, kur ne burgosjen e Veliajt, jane bere bashke Rama,( qe prej kohesh kish deshire ta varte, ne pemet qe mbillte Veliaj), sali mavriu dhe dumani nga maqellara, me veglen e prishur qore pa dipllome olsi-polsin.
Po a e fitoi per here te dyt ne Kushtetuese? Pse nuk e nxjerrin tash? Kush di ta shpjegoje?
Kush të tha që fitoj në Kushtetuese?? Të gjatin fitoj asnjë gjë tjetër se po doli ai do dalë dhe likja beqja e kompani dhe pastaj nga Brukseli ja fikin tel atij të madhit
Dale o bole te behet gjyqi dhe pastaj veri vulen se cfare lloji i burgosuri eshte! Po i jep gjykates keshtu nje projekt vendim qe dikush te ka paguar per te?! Cfare mjerimi!!!
Mir e ke dhe ti o Sokrat, shum mir biles!! - - - - - - - Aty nga vitet 92', kur u vithis e ra sistemi, dolen shum te burgosur politik nga Burgjet. Shum prej tyre ishin vertet te till, por ca prej atyre ishin Hajdut Pulash, shum te tjere ishin denuar per vepra imorale(Kurveri ) etj. ---__--- Ne fund, me shpejt u shpallen te Persekutuar, dhe fituan statusin e te perndjekurit, Hajdutet se ata te persekutuarit e vertet Politik ----____------ Me shum gjasa, sipas kesaj Logjike, dhe ndihmes qe i jep ti Sokrat me te ngjashmit e Tu, Lali do na shpallet i Persekutuar politik.... _--___ I persekutuar nga nje Prokurori dhe Gjykate, qe vepron sipas Kushtetutes se Shqiperise, dhe e mbeshtetur nga Organizata me e Madhe ku duam te Antaresohemi- BE(Nderkohe qe Vendi drejtohet nga partia qe e hipi ne karrike Lali erin). ----____---- Duhet te keni munges te madhe integriteti personal qe te shkruash ne kete menyre
Gjykata kushtetuese e ka lënë në detyrë Veliajn kurse prokuroria e gjykatat enuk e kanë zbatuar vendimin e Kushtetuse por e kanë penguar prandaj hiqe atë qê veprojnê sipas kushtetutës poe dhe codin e procedurës penale e shkelin.
Pal o'Pal!..!! Gjykata Kushtetuese nuk ka marr vendim mbi Vendimet e GJKKO dhe SPAK, se NUK Mundet LIgjerisht. . . ., Gjykata Kushtetuese eshte Shprehur mbi vendimin e Keshillit Bashkiak, dhe Propozimit te Qeverrise per shkarkimin e Lalit Erit per mungesa te panderprera ne pune per 90 Dite. . . E kupton se sa e trashe eshte kjo mufka jote???!! Ne kete rast thuhet "Ja ke futur si Kau Peles". Apo ska problem kjo pune, se shqipot harrojne, thua zotrote bashke me kete Sokrhatin
Në botën demokratike nuk ka te burgosur politik,por ka me qindra e mijera raste politikanë te burgosur dhe vrarë nga kurva politikë.
Me pseudonym shkruani...se qaheni nga Nesti Angoni...
Po tamam e ka thene, nuk eshte i burgosur politik. Nuk akuzohet se eshte i PS-se, por pse ka vjedhur. Rama ka kerkuar me gjysem zeri qe te hetohet i lire, por jo qe mos hetohet. Po te deshte a mbronte si beri me Belen por nuk do. Po hekmerret per bllofin qe i luajti lali zdromsi ne zgjedhjet e Kavajes, ku punoi per PD-ne qe ti tregonte Rames forcen.
Lali Eri e beri burgun per Ramutin, tani Ramuti e di qe do dali e i thote mos u hakmerr per Lubine e Uleziun, Nasten e Nestin, protestat me Belon te Bashkia e trajtimin ne qeli nga Drejtesia
Veliaj i bēri njē propozim intetesant SPAK-ut, qē tē dorēzoj gjithçka tē jashtligjshme, dhe tē fitoj lirin dhe tē jet aktiv nē politik.
Vazhdimi i qendrimit te tij ne paraburgim, apo i izoluar nga frika e drejtesise se mos prish provat!!!!!! se mos aratiset jashte shtetit !!!!!!! se mos vret prokurore!!!!! e ku di une se cfare tjeter, eshte teresisht nje gomarllik i madh i strukturave te drejtesise supreme, por nuk eshte politik! Sa me shpejt te vazhdoje dhe perfundoje gjykimi ne themel aq me mire per Lalin dhe sigurisht edhe per drejtesine. nese do te vendoset per riedukim me burg atehere do te jete i burgosur per vjedhje dhe jo i burgosur politik. Nese fiton pafajesine ka fituar edhe politikisht si nje i paraburgosur me pa te drejte. Dhe kesisoj duhet edhe te demshperblehet per demin fizik dhe moral te shkaktuar.
Analiza e kjellët .Rama është nxitsi kryesor i burgosjet së Veliajt . Jo se Veliaj është ndonjë politikan i veçantë po ka të drejta si çdo njeri . Rama nuk do pasardhës dhe i eliminon siTahirin, Velian dhe Belën nëpermjet drejtsisë sê paaftë qê nxorri vetingu i Ina Ramës apo me presione të ndryshme agresive e pêrjashtime si Bushatin etj.
Rreziku i Erionit ishte Olsi Dado qe deshi leje ndertimi dhe Altin Dumani qe nuk arriti te merrte mbeshtetje te perjeteshme ne SPAK. Te tjerat jane llogje kavaje. Keto dy njerez aksidentalish u gjenden ne SPAK dhe kane dore te lire te veprojne ne ate menyre sepse ligji jua jep, ligji nuk munde te nderrohet sa here maskarrej ndodhen ne vendin qe nuk duhet. Erioni eshte i drejt apo jo koha do e tregoje e inatcoret munde edhe ta pesojne ne nje fare manyret, i perjetshem nuk eshte asnjei, per fat Erioni eshte i zgjuar djal i ri dhe do e kaloje, por faqja e zeze me te zeza te tjera do u mbetet inatcorve lodraxhi e posaqij. Kam pa shume keso maskarejsh qe kur u ka ardh radha e kan pagu ma shtrjt se mund te mendohet, mjer inatcori e smirziu se ne kete bote lahen te gjitha. Shikoni Sali Serbin ku eshte katandis, e ku ishte ne vitin 1992.
Eshte nje kryehajdut, nje krykusar, nje skuth e mashtrues ordiner, qe e ka vendin ne burg.Mos e beni ceshtjen politike, asnje lidhje nuk ka ky kalama I llastuar me politiken. Ai kishte lidhje vetem me fondet pa limit dhe me vjedhjet pafund. Kur ti sekuestrohen pasurite panumurta, populli I Tiranes do besoje ne drejtesi. Ndofta ja kalon edhe likes ,saliut, edit e co.ne vjedhjen e pasurise dhe taksave te shqiptareve. Ose per trushpelaret 60 mije faqe akuza nuk jane asgje........dhe betoni i Tiranes hic.....