Nga Baton Haxhiu
Një vend që për tridhjetë vjet kërkoi investitorë nëpër botë, sot po i tremb në emër të pelikanëve, populizmit dhe një padijeje që e ka më të lehtë të ndalojë zhvillimin sesa ta kuptojë atë.
Mos e ndërtoni Shqipërinë. Lëreni ashtu siç ishte. Me qytete pa qendra, me lumenj të trajtuar si kanalizime, me male të prerë pa mëshirë, me plazhe të mbushura me mbetje, me sheshe ku nuk ndodhte asgjë dhe me një estetikë që shpesh i ngjante më shumë një Kandahari ballkanik sesa një vendi që ëndërronte Europën. Mos sillni investitorë. Mos sillni arkitektë. Mos sillni markat më të mëdha të hotelerisë botërore. Mos sillni projekte që mund të ndryshojnë ekonominë e një rajoni të tërë. Sepse sa herë që Shqipëria afrohet me një mundësi të madhe, shfaqet menjëherë një pjesë e saj që trembet. Trembet nga zhvillimi. Trembet nga ndryshimi. Trembet nga ideja se ky vend mund të bëhet diçka më shumë sesa ka qenë.
Kjo është arsyeja pse ajo që po ndodh me Zvërnecin nuk është histori për një resort. Nuk është histori për një kompani. Nuk është histori as për një protestë. Është histori për Shqipërinë që ende nuk ka vendosur nëse do të jetojë në të ardhmen apo në nostalgjinë e problemeve të saj.
Kam dëgjuar shumë njerëz këto ditë të flasin për pelikanë, breshka, gardhe, Izraelin, Emiratet, Katarin dhe çdo teori tjetër konspirative që prodhohet me shpejtësi marramendëse sa herë që në Shqipëri shfaqet një projekt që tejkalon imagjinatën e zakonshme të debatit publik. Kam parë njerëz që nuk dinë ku fillon dhe ku mbaron Zvërneci të flasin si ekspertë të lagunës. Kam parë njerëz që nuk kanë mbjellë një pemë në jetën e tyre të japin leksione mbi biodiversitetin. Kam parë njerëz që nuk kanë krijuar një vend pune të japin leksione mbi zhvillimin ekonomik. Dhe ndërsa gjithë kjo zhurmë rritet, pyetja më e rëndësishme humbet.
Çfarë janë 4.5 miliardë euro për Shqipërinë?
Për shumë njerëz kjo tingëllon si statistikë. Për pjesën tjetër të botës është një shifër që ndryshon ekonomitë e rajoneve të tëra. Janë para për të cilat vendet luftojnë. Janë investime për të cilat kryeministra, presidentë dhe familje mbretërore kalojnë vite në negociata. Janë investime që Serbia do t’i pranonte nesër në mëngjes. Janë investime që Mali i Zi i ka kërkuar për vite të tëra. Janë investime që Kroacia i ka kthyer në industri kombëtare. Janë investime mbi të cilat Greqia ndërtoi dominimin e saj turistik në Mesdhe. Vetëm Shqipëria ka shpikur një model të ri. Fillimisht investimi shpallet kërcënim. Pastaj shpallet skandal. Pastaj shpallet komplot. Dhe në fund habitemi pse kapitali zgjedh fqinjët.
Ka diçka tragjike në këtë histori. Sepse Shqipëria e sotme duket sikur ka harruar shumë shpejt nga ka ardhur. Shqipëria e para njëzet apo tridhjetë vitesh nuk ishte Shqipëria që shohim sot. Ishte një vend ku qytetet nuk kishin identitet, ku qendrat urbane ishin hapësira të braktisura, ku askush nuk fliste për estetikë, ku pyjet priteshin pa kufi, ku lumenjtë trajtoheshin si deponi dhe ku fjala zhvillim nënkuptonte vetëm beton pa vizion. Kishte zona të tëra që të krijonin ndjesinë e vendeve të rrënuara nga lufta dhe jo të një shteti që kërkonte të hynte në Bashkimin Europian.
Pikërisht në këtë Shqipëri u shfaq Edi Rama.
Mund ta duash ose jo. Mund ta votosh ose jo. Mund të mendosh se ka gabuar në shumë gjëra. Por askush nuk mund të mohojë se ai e kuptoi diçka që politika shqiptare nuk e kishte kuptuar për dekada. Se zhvillimi nuk është vetëm ekonomi. Zhvillimi është edhe estetikë. Është mënyra si duket një qytet. Është mënyra si e sheh veten një komb. Është mënyra si një i huaj e kujton Shqipërinë pasi largohet prej saj.
Shumë pak njerëz e kuptojnë sa energji intelektuale, sa durim diplomatik, sa sharm personal, sa humor, sa aftësi bindëse dhe sa dashuri për këtë vend kërkohet për t’ia shitur Shqipërinë investitorëve globalë. Ata nuk vijnë këtu sepse kanë mall për Adriatikun. Nuk vijnë sepse duan t’i bëjnë nder Shqipërisë. Ata vijnë vetëm kur binden se përballë tyre kanë një vend që e di ku po shkon. Kjo është arsyeja pse investime të tilla nuk lindin nga një email dhe as nga një prezantim. Ato ndërtohen me vite. Me takime. Me bindje. Me reputacion. Me histori personale. Me marrëdhënie. Me besim.
Dhe pikërisht kur ky besim është ndërtuar, kur projekti ndodhet në momentin më delikat të ekzistencës së tij, kur mediat greke po e ndjekin me kënaqësi çdo pengesë që i del Shqipërisë përpara, kur rivalët rajonalë do të donin ta shihnin këtë investim të largohej, shteti shqiptar zgjedh të japë sinjalin më të keq të mundshëm.
Askush nuk thotë të mos hetohet. Askush nuk thotë të mos kontrollohet. Askush nuk thotë të mos zbatohet ligji. Por ekziston një diferencë e madhe mes drejtësisë dhe mungesës së instinktit shtetëror. Pas tre vitesh procedura, pas tre vitesh negociata, pas tre vitesh studime dhe pritshmëri, të zgjedhësh pikërisht këtë moment për të bllokuar llogaritë e kompanisë nuk është vetëm veprim juridik. Është mesazh politik, ekonomik dhe psikologjik.
Investitorët nuk lexojnë dosje. Ata lexojnë sinjale.
Dhe sinjali që del nga Shqipëria sot është brutal. Se mund të kalosh vite duke ndërtuar besim dhe një mëngjes të zgjohesh përballë pasigurisë. Ky është ai lloj aktivizmi burokratik që ngatërrohet me shtetin. Ai lloj triumfi i vogël administrativ që harron se përtej një firme ekziston reputacioni i një vendi. Sepse një prokuror mund të bllokojë një llogari me një vendim. Por ai nuk mund të ndërtojë një resort. Nuk mund të sjellë një investitor. Nuk mund të bindë një fond global. Nuk mund të krijojë mijëra vende pune. Nuk mund të ndërtojë reputacion ndërkombëtar.
Kjo është arsyeja pse sot në Athinë ka njerëz që buzëqeshin. Në Beograd ka njerëz që gezohen. Në Zagreb ka njerëz që fërkojnë duart. Në Podgoricë ka njerëz që cmenden nga dëshira e protestës. Sepse çdo investim që largohet nga Shqipëria është një investim që kërkon një adresë tjetër.
Dhe ndërsa fqinjët konkurrojnë për kapitalin global, ne vazhdojmë të debatojmë nëse duhet të kemi frikë nga vetë zhvillimi.
Ndoshta problemi nuk janë 4.5 miliardët.
Ndoshta problemi është se ende nuk kemi vendosur nëse duam të jetojmë në Shqipërinë që ëndërrojmë apo në Shqipërinë që kemi zakon.
Qorri Llapaj,Shehaj mbajn veshet gati mos ndigjojn ndonje send nga Sazan Guri dhe voriepiriotet grek per tu bere factor politik.
Y yrysh lakenj. Shqipwria qe duam. Me kulla,me sheshe,me resorte. Pa shqiptare ama. Se shqipcat duan pune me rroga te mjaftueshme per nje jete normale. Ke qejf me filin. I urte,puntor pa pretendime. Skllav perfekt. Jo si shqipcat qe nuk e meritojne liderin e madh.
Te degjeneruar ne shpirt , tru---trushperlare ! Njerez idiote injorante qe bejne sikur jane 'dikushi' por jane miza bythe ,kermill ..te mbaruar.....
Te qifshin shqiptaret ty edhe shqipcat si puna jote... more kokë kar e rrafur me thuper thane. Shko shkerdheu andej nga srbia more pičku majko.
Y yrysh lakenj. Shqipwria qe duam. Me kulla,me sheshe,me resorte. Pa shqiptare ama. Se shqipcat duan pune me rroga te mjaftueshme per nje jete normale. Ke qejf me filin. I urte,puntor pa pretendime. Skllav perfekt. Jo si shqipcat qe nuk e meritojne liderin e madh.
Dokrat propogantistike te murtajes se kuqe, kombinuar me spiunët sërbe, megjithëse të patetike, riprodhohen në mënyrë të frikshme.
Respekt per Baton Haxhiun. Nje shkrim i mbushur plot me te verteta. Vendin tone,fqinjet (grek e Serb) e duan t'a shohin te varfer,te shkaterruar,te pluhurosur,te poshtruar dhe te mos ecin perpara drejte BE-s. Populli shqipetar duhet t'a kuptoi drejte qellimin e ngritjes se nje resorti gjigand prej 4.5 miliard dollar,nje ndertim qe i sjell shqiperise nje te ardheme te ndritur. Fredi Beleri,me qe e ka mizen ne kesul do beje çdo gje t'a pengoi zhvillimin e shqiperise,bashke me greket.Protestat jane ne favor te fqinjeve tane,te cilet ne aparence buzeqeshin dhe mbajne thiken pas shpine.
Shkrimi është brilant,dmth bën thirrje që ne,shqiptarët të qëndrojmë me këmbë në tokë,dhe jam i bindur që moria e komenteve kundra çfarë nuk do thonë,do shajnë autorin qeverinë dhe çfarë tu vi në mëndje,njësoj si tifozët e partizanit apo Tiranës që në kor shajnë kundërshtarët me fjalët më të ndyra"-oheee oheee të q....a motrën"- etj etj,un personalisht dëshiroj që qeveria të qëndroj fort dhe të mos lejoj ca njerëz ,me trurin e vogël tallesh,të shkatërrojnë të ardhmen e vendit ,në emër të ambjentaluzmit fallco.
Bython ti je " Lexuesi" ??
Nje korrigjim Stanishiq, investitoret te huaj nga ky vend kane ikur edhe ata pak qe ishin. Ka ikur Statkraft, Hochtief, Aleat, bankat greke e franceze, etj. Investitoret e huaj jane Ceti e Zamiri vetem nese Kukesi e Devolli quhen republika autonome.
ALEAT kishe koncesion 10 vjeçar pasaportat dhe pas përfundimit të koncesionit, e mori Ministria e Brenshme të drejtën e prodhimit dukë i mbetur leku Buxhetit të Shtetit. Bankat greke shumë mirë që e thyen qafën, por ato u tërhoqën nga e gjithë Evropa Lindore. Bankë franceze nuk ka pasur asnjëherë. Për Statkraft ta sqarojnë ata tek faqja e tyre, kanë ikur apo janë? https://www.statkraft.al/projects/devoll-hydropower-project/ Nuk e kuptoj pse je kundër investitorëve shqiqiptar, Kastrati dhe Balfin Group, apo nuk do që leku të qëndrojë në Shqipëri?
Nuk e kupton ti qe fryma evgjitit eshte kthyer ne mentalitet, sepse sa me shume hajdut je ne parti aq me shume genjen kundra vendit dhe popullit tend
O te qifsha ALEAT... thote ky truk@ri... Aleat, nje kompani bije qe nena e saj franceze SAGEM (sot SAFRAN) ishte kurva me e madhe ne Evrope, e cila ne fillimin e viteve 2000 korruptoi qeverine Nigeriane per te fituar tenderine prodhimit te 215 mije ID Cards dhe Pashaportave per shtetasit nigerian... dhe ky rroçka ma quan investitor qe jane larguar. Yt thyfsh qafen dhe ti bashke me ta.
EDI RAMA DUHEJ TA BENTE ,POR NUK ESHTE VONE...NJELIGJ NE PARLAMENT QE TA MBROJE INVESTITORIN....
Nje analiz e perkryer .Edi eshte Shqiprria qe duam , jo llapa qenerit qe kerkojne ta çvasin .Zoti ju ndihmofte te kuptoni se çfar do te thote demokraci .( fol i lire por zbato ligjin se edhe liria e fjales tende eshte deri aty sa mos te shkelesh lirin time ) .
Shqiptaret jane Talebane,mosbesues as per vehten e tyre dhe mezi presin te hidhet nje shashke dhe obura sulen kush eshte me patrioti,Cfare nuk fantazojne e keputin.fillojne me patriotizma e me lloj lloj cudirash po jo me te verteten
O koqe e mban mend Alabarin. Ku eshte na e thuaj? Mbas 5 vitesh ku eshte investimi. Genjeshter e shitur bukur.
O koqe shpellkar i SHQUPIT... te qifte Alabari bashke me te gjithe Arabine Saudite ty ene tan fisin... po ku keni gjuhe tjeter ju veç asaj qe perdor LEZHENDA kerma e ketij vendi, qe duhet kallur ne dhe i gjalle.
Gazeta Tema,keni mbet me ju ligjeru baton,berat,...muti,keta ju fundosin,ne Kosove jane fundrina,plehra dhe antishqiptar.Hidhni ne berllog sa nuk eshte vone,keta njohin vetum paran dhe jane proserb.Shqiptar,ne Kosove tipat si keta jane te urrejtur,por te perkrahur financiarisht nga qarqe antishqiptare,tregojani vendin.
Baton, me se fundi Usa do kuptoje demin e madh qe na beri si shtet duke na vene zgjedhen ne qafe me emer Spak-Gjkko. Presim qe Usa te denoncoje keto institucione te degjeneruara, te terheqe mbeshtetjen e saj per to, si dhe ti mbledhe rripat Kancelarit Merz si e meriton ky antiamerikan e antishqiptar.
O Baton...na thuaj pak si po shkon investimi miliarda dollare I Alabarit? Na thuaj. 2 pallate te zhytura ne lluce mbas 5 vitesh kur na u tha qe do hame me luge floriri. Dhe ti kete na thoje apo jo....keshtu eshte dhe puna ketij tjetrit....keshtu do perfundoje dhe ky...se kur fshihen ne ofshore vijne per te vjedhur e jo per te bere dicka te hajrit. Ndaj njerezit nuk besojne me ke ky. Nuk jane budallenj...mot a mo si me Alabarin
Kujt ia shet keto brockulla, mor palaco i shitur? Ky shkrim eshte njesoj si prralla me "Dubain e ri" te Alabarit ne Durres! Aty ku po shitet ajri!!! Edhe aty u "premtua" parajsa disa miliardeshe! Ti je garantuesi se nuk do pastrohen thjesht pare droge e korrupsioni aty??? Ti ke thjesht hallin te garantosh kocken qe Rama ta hedh e ta lepish!!!
Po portieri i Durrësit qe po shkatërrohet per te bere pallate! Po pse ore pallatet jane turizmi elitar! Krejt mashtrime!
Sa shume agresivitet te kjo gazeta e sotme kunder qytetareve qe duan te mesojne te verteten. Kaluam nga armiqte personal te armiqte e kombit si gjakeprishurit qe jetojne ne jug te Ilirise, por nuk po shohim asnje lloj transparence. KM sot na tha se projekti ende nuk ekziston por ne pame gardhe dhe tela me gjemba. Perse duhet te rrethohet nje territor me tela me gjemba. Vlonjatet i kaluan ato tela me gjemba ne 1920 per ta pare Vloren e lire kunder nje fuqie si Italia qe pretendonte dhe pretendon se eshte aleate e Shqiperise.
Para dy ditësh në një rrugicë të tiranës takova dy turist Italia që pyetën ku ndodhet stadiumi Air Albania. Kjo u bé shkak që biseda të vazhdonte. Mes të tjerash i thashé se kemi plot probleme. Italiani ma ktheu: probleme kemi dhe ne. Mos u qani. Jeni mirë. Kujtoni si keni qenë në vitet '90.
Ne vitet 90 ishim 3.5 milione Sot kemi mbetur 2
Nje vend qe eshte mbushur me xhamiat e kultures beduino-arabe eshte i destinuar te deshtoj.....
Fole shume mire o Baton, por agjenturat jashte dhe vrasesit e mireqenies se popullit, brenda vendit, gelojne qekuri ne kete vendin tone te bukur. Por e mira dhe e drejta do ta gjeje rrugen, le te lehin te mbrapshtit, se do vije nje dite e do te pellcasin.
O mero pse se jep protesten o bythelepires
Baton, a mund te shpjegosh ku e gjete shifren 4.5 miliarde euro? Sepse nuk ka as projekt dhe as leje ndertimi. A ka mundesi te tregosh nje plan apo pronocim te familjes Trump dhe ketyre vellezerve nga Katari per kete rrethim toke ne Zvernec? Edhe Rama vet nuk di gje. Te gjithe kerkojme qe pronesia e tokes te hetohet dhe ligji te zbatohet. Vertet ka njerez te ligj dhe antishqiptare por kjo nuk do te thote qe shqetsimi i njerezve qe edhe ajo toke po grabitet per interesa personale te disa individeve si pershembull djali i non-grades per korrupsion nuk eshte legjitim.
Po me Arabin pse nuk eci puna. Me tam tame filloi dhe arehere...u hodgen fishekzjarre ke porti...u bene armiq kundershtaret...e mban mend Baton. Ku eshte Alabari tani? Ai ne fakt nuk eshte si tani eshte nje firme tjeter nga offshore...
Zona ka status mbrojtje që NUK LEJON ndërtime resortesh. Është rrenë me bisht ajo që thotë se zona e kategorisë 5 IUCN-së lejon resorte. Po të dojë qeveria, tja heqë statusin, të paguajë koston politike të këtij vendimi dhe pastaj të bëhet ajo që mund të bëhet pasi të lahen hesapet në zgjedhje. Ti zotëri do të bësh gjëra të pa ligjshme dhe të grisesh kontrata në çdo moment që nuk të pëlqen. Kjo NUK ËSHTË EUROPA!
Ik mer bythqir coji atje ne Kosove te qifsha rropt se Zverneci eshte toke shqiptare dhe e popullit. E kan then te paret "Ja mbetet Vlora jona ja behet shkrumb e hi" kshuqe ti moterqir beji fresk Rames per t tjera gjera se per kro vendi jone ka zot
Shqiptaret njihen per te here shkrumb e hi vendin e vet, per kete s’na e kalon njeri!
Ore gojendyre, mos ndyj gojen tende te qelbur me S. Vranishtin!
U merzite ti? Te qifsha rropt dhe ty pra
Z.Baton, jeni ndër gazetarët më të mirë, i mençur, i ditur dhe patriot. Historikisht, armiqtë më të rrezikshëm të kombit tonë, kanë qënë shqipfolësit antishqiptarë. Janë akoma, e duan Shqipërinë zhele, jo nuse.
Patjeter Baton! U shfaq edi rama si pasardhes i berishes dhe e beri nje kilometer rruge 20 milion euro. Vodhi 400 milion euro me check upin dhe sot perseri paguajme per shendetesine! Vodhi 400 milion euro per inceneratore qe nuk ekzistojne! Vodhi ne cdo rruge te vendit qe pastaj per shkaqe "gjeologjike" ra! Ndertoi vetem pallate kudo pa ndertuar me pare rruge se ku do kalojme! Investime shume miliardshe si keto i kemi pare edhe te marina e durresit ku na u shit su Dubai i ri dhe perfundoi ne ca pallate normale nderkohe qe portin pronen shteterore e vodhi! Vodhi ne aeroportin e vlores ku premtoi fluturimin e pare ne 2024 e tani rrezikojme ta humbim! Vodhi aq shume te AKSHi dhe sot mbron hajdutet Karcanaj, ergus agasi dhe ermal beqiri qe blene jahte e avione me leket e taksave tona! Jo Baton, kjo nuk eshte proteste kundra zvernecit!!! KJO ESHTE PIKA QE DERDHI GOTEN
O dire diarreja, po pi ndonje ilac se e qelbe. Da ndonje gje te shendetshme se ngele tek qoftet e belo jevgut
JO te gjithe shqiptaret jane si Adriatiku tezes, Qorri i vertete, Agroni idiot. Thuaj Jane te gjithe Sali Berishen? Por ne Shqiperi Kane ngelur njerezit me maskarenj dhe me te paditurit se e duan prone te tyre ate vend. Pjesa e degjuar e intelektuale Jane larguer nga ai vend i dashur qe ka ata idiote qe gerryej e çdo gje
Po del dhe ky Qeni i zgjebosur i Serbise spiuni me madh Serb Baton Derrkuci , per cdo ngjarje i nervozon pa limit Shqipetaret....!! Po ik o rob qime o hsjdut o krimnel per cdo Shqiptare , qe sjell miellin Serb te kontaminuar apo ushqimi per blegtorine miser me AFLATOKSINE qe perhap kacer ne njerz......@@####
me pelqen.kam kohe qe flas per grusht shteti ekonomik,spak nje organizate terroriste antishqiptare. Njerez, ju kam dashur. Julis Fucik(reportazh me litar ne gryke)Kete me solli ndermend sot pamja e edit
Z Sazanët presin ndonjë ofertë nën dorë, janë të poshtër.
kur qenka kaq e mire pse mungon konsultimi publiik dhe transparenca. Si dolen pronaret e pyllit kenetes dhe reres? Sa vjet do te jene pa taksa e cilat jane detyrimet e shtetit shqiptar ne kontrate? Di gje shoku Bufon Haxhiu?
Filo serbi nuk mund te sjelle lajme me te mira. Popull i Vlores, i Laberise, i gjithe Shqiperise, i gjithe trojeve shipfolese atdheu yne eshte ne rrezik. Po shitet vatani nga antishqiptari me i urryer Edvin Kristaq Rama. Ngrihuni sot ose zgjohuni neser ne roberi.
Kujdes Qafen e Topit ti kulluf
Ne jemi armiku i vetvetes!
Shqipetaret dua plazh me buk damote gjath tronguj dhe nji carcaf per cader dielli i qifsha nonat shqiptarve kuti ken as trut e Haxhi Planes nuk kan rraz muti
Per z. Haxhiu une kam nje pyetje: 1 -"Ju si i vleresoni investimet te realizuara dekaden e fundit, projektuesit jane vleresuar ne baze te shumes se 0 ne llogarite bankare apo nga potenciali intelektual, kreativ dhe largpames??!! 2- Ne shqiptaret kemi nje norme vleresimi per njerezitsepse keshtu e kemi " Zakon", bazuar ne potencialin intelektual, kulturordhe aftesine e tin per te dhene dhe jo per te marre e te shtoj 0 ne llogarine bankare... 3- Mentaliteti dhe statistika e vleresimit te ketij potenciali njerezor " Fale Zotit..!!", dekaden w fundit ndoqi modelin e amerikan me shume 0 ne llogari bankare dhe kulture te kufizuar.. Post Scriptum: Si mendon ti Baton per shabllonin e vleresimit, projektimit, fizibilitetit dhe implementimit??! Une personalisht jam " nuk ndryshoj per force zakoni"!!!
Kam qene emigrant ne nje ishull ne Greqi dhe tregonin nje histori: Kur filloi turizmi masiv ne Greqi dy ishuj me emer sot, i pranuan turistet ndersa nje ishull tjeter afer tyre ( aty ku isha edhe une) i gjuante me gure dhe u bertiste qe nuk u duam se kemi patatet ( vend i degjuar ne gjithe Greqine per kete produkt).Pas 5 vitesh u desh nje Kryetar Bashkie, i cili ishte dhenderr ne ishull qe tu mbushte mendjen se turizmi ishte me i mire se patatet.Pjesen tjeter kush ka pak mend e kupton.P.S. Zverneci eshte kryekeput me shqiptar dhe vlleh dhe nuk ka bythekripur Narte.
Bravo Baton. Ke dhënë një analizë që është shumë aktuale për ne shqiptarët. Je në rrugën e duhur, por qen që do të lehin do të gjesh gjithmonë nga pas. Ti ndërto platformën tënde si shqiptar i mirë dhe i denjë për vendin e vet. Urime.
O maskara, trego strukturen offshore te kompanise. O bastard, mos u merr me ndjesite nacionaliste. Trego ortaker ne offshore te kompanise Zvernec South Adriatic Development. Plehre hajdute.
Cfare flet ky more aman! Ketij koqes nuk i dhemb Shqiperia dhe Shqiptaret! Nuk proteston njeri kunder investimeve o shkerdhate! Protestohet per vjedhje. Edhe keto resorte lukosoze po te behen nuk jane per te miren e Shqiptareve. Do jete fitimprurese per pronaret. Edhe punetoret do marrin nga jashte. Dhe ky Batoni perseri do jete i punesuar si analiste! Mjer ai popullu ne duart a kujt ka rene!
10 autobuz të ardhur nga Greqia në demostrimin që bëhet në Shqipëri çfarë lidhje ka. O antishqiptar që ini si miza e kalit në bythën e gomarit, ne rastë se nuk e doni Shqipërinë shkoni nga kini ardhur se mallkimi nuk do tu ndahet. Të rinj demostroni për ëndrat tuaja por jo kundër zhvillimit ekonomik të vëndit. Do kini qënë të vegjël ose nuk do kini lindur kur kur greku me mercenarët e tij dogji dhe shkatërroi Shqipërinë në vitin e zi 1997, do ta lejoni prapë atë, e gjetët të shkatërruar, u rimëkëm e doni ta shtrini prapë. Mendoni për vete, mendoni për familjen që keni ose do të krijoni. Vendi ka bërë hapa përpara, mos e çoni prapë tek flaka e 97-tës. Ruhuni nga dora vrastare e Greqisë. Hidhni hapa të menduara.
Batoni tregoi sa I shitur eshte tek Rama
Ok, te behen hotele, resorte si ne Evropë.....POR TELA ME GJEMBA DHE MUR KINEZ PSE,PSE SI NE KOMUNIZËM....nderto i siç nderton Evropa.....
PA U ZHDUKUR NGA POLITIKA RAMA E SALA ASGJE NUK NDRYSHON KOHA VERTETOI SE SALA E RAMUSHI JANE GJAKPIRES E INJORANT ASNJERI NGA TE DY NUK DI TE BEJ SHTET POR VETEM TA XHVAS ATE CFARE ESHTE KJO MUT PSje E NGORDHUR QE NUK PASKA NJE SOCIALIST QE DI ME SHUME SE RAMUSHI PSja TI VEJ GISHTUN KOKES SE EDGE PAK EXDI ZGDUKET NGA SKENA POLITIKE PER TU DAMKOSUR SI BANDA TRADHETARE E KOMBIT
Ja dhe servili i rradhes hajdut i korruptuar që paguhet me 18 000 € nga spitali amerikan për shërbime ndaj Ramës e jo vetëm... Bën dhe si i ditur ...megjithse e di se si investim strategjik do përjashtohet nga taksat se aty do punsohen vec filipinse etj siç edhe sot. 4.5 miljard i bëri ky në një sipërfaqe 2.5 km2 është nje katrahurë urbane emjedisore. PO mirë le të bëhet po pse jo sipas ligjeve dhe me transparencë o ti shefi marketingut të spitalit amerikan dhe Edi Ramës