Ardi Stefa
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave dhe kauzave që u përzien në të njëjtin shesh; pavarësisht se u fol për Çamërinë, për flamingot, për korrupsionin dhe kërkesën për anullimin e projektit, për betonizimin, për zonat e mbrojtura në Zvërnec e kudo në Shqipëri; pavarësisht thirrjeve nacionaliste të tipit: "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", që sipas disa politikanëve e analistëve tingëllojnë absurde në gojën e "neokomunistëve"; pavarësisht këngëve patriotike: "Eja mblidhuni këtu, këtu!", një mesazh i vetëm arriti të depërtojë qartë:
Shqipëria nuk është në shitje!
Si alarm për të gjithë.
Për qeverinë, opozitën, establishmentin, arrogancën, interesat, mungesën e vazhdueshme të transparencës, etj, etj.
Kjo u duk në reagimin e kryeministrit, i cili së bashku me njerëzit rreth tij u gjendën të befasuar nga një masivitet dhe një reagim kaq i madh qytetar e në rrjete sociale. Kryeministri mori përsipër të sqarojë vetë se nuk do dëmtohet natyra, biodiversiteti, etj...
E bëri përpara grupit parlamentar, e bëri edhe më Berat; do ta bëjë edhe në ditët në vijim.
Kryeministri foli për zhvillimin, por askush nga protestuesit besoj se është kundër zhvillimit dhe investimeve.
Numri i madh i protestuesve tregoi se, pavarësisht propagandës, indiferencës së kultivuar dhe përpjekjeve për ta paraqitur çdo kundërshtim si ekstremizëm apo nostalgji, duket se ekziston ende një pjesë e shoqërisë që nuk është dorëzuar.
Një pjesë që nuk e sheh vendin si një hartë parcelash për investitorë të privilegjuar, si një vijë bregdetare për t'u privatizuar apo si një territor ku ligji ndryshon sipas interesit të më të fortit.
Në fakt, kur qytetarët dalin për të mbrojtur një pyll, një lagunë, një copë bregdet apo të drejtën e pronës, në të vërtetë nuk po mbrojnë vetëm natyrën. Po mbrojnë idenë se vendi u përket qytetarëve dhe jo klientëve të pushtetit të sotëm apo të dikurshëm.
E bukura është se kjo protestë u organizua nga shoqëria civile. Sepse, po të kishte qenë një protestë e opozitës me këto përmasa, me këtë pjesëmarrje dhe me këtë zemërim, televizioneve do t'u ishte kërkuar të numëronin ditët e fundit të qeverisë. Analistët do të flisnin për krizë politike. Ndërkombëtarët do të pyeteshin për stabilitetin e vendit.
Por kur protestojnë qytetarët pa flamuj partie, pa autobusë të paguar dhe pa listë deputetësh në podium, pushteti përpiqet ta minimizojë ngjarjen, ndërsa opozita shpesh nuk di çfarë të bëjë me të, ndërsa mediat do të përpiqen të mos dështojnë më në misionin e tyre dhe ta paraqesin siç duhet.
Megjithatë, fakti mbetet: mijëra njerëz dolën në rrugë jo për një karrige, jo për një post dhe jo për një rotacion pushteti. Dolën për një ide më të thjeshtë dhe më të madhe njëkohësisht: për bindjen e tyre se Shqipëria nuk është mall, as aksion në bursë dhe as pronë private e askujt.
Dhe ky është ndoshta mesazhi më i rrezikshëm për opozitën që nuk është alternativë dhe për çdo pushtet që është mendon ta trajtojë vendin si plaçkë për t'u ndarë mes miqsh.
Cfare flet o fyell? Ke kuptuar ndonje liber ti? E merr vesh ti qe ata individet e me nder shoqerise civile jane mercenare te paguar nga greke e serbe, me sali qelbesi dhe albin bibilushi???
Albin Kurti eshte per ta pare shqiperine e forte e te zhvilluar dhe jo toke e djegur dhe me Orthodox qe done Greqine e Serbine dhe te prapametunit qe jane kolone e Baba Mondit qe shumica e te rinj e shqiptare duken kem e shkurte si qeqene apo turkmene…
Kur keta qytetare dilkan perse u kujtuan tani Perse nuk ishin kur u ndertua aeroporti i vlores, perse nuk ishin kur tek syri i kalter nderohej nje resort, perse nuk ishin kur tek plazhi i pasqyrave po ndertohej nje tjeter resort, perse nuk u ngriten kur banoret e rrjollit perlesheshin me policine? Kauzat per Shqiperine nuk jane nje jane shume. Ose te ngrihen per te gjitha ose te rrine urte, se pas ca ditesh edhe keto do harrohen
Nuk u ngritën se po prisnin urdhërin tënd o idiot!
DHE TI JE KOKRA E KURVES SE NDERSHME......PO ESHTE GREQIA DHE KOSOVA PSE NUK E THUA.......CFARE DONIN KOQEVARET NE ATE PROTESTE ....SHPRESA E ALBINBABES NE BASHKEPUNIM ME GREKET TE PENGOJNE SHQIPERIA E NE FAVOR TE GEQISE DHE SERBISE .......POR SKE SI TA DISHE SE JE GOMAR DHE BIR GOMARI
Po ik o kokrra e budallait, napoleon. As kupton cfare lexon, as kupton cfare komentin.
Dhe ti je një kar me zile që të ka mbytur urrejtja ndaj Kosovës dhe Albinit!
Pirdh pirdh o ardit ,ti do tja ndjesh eren pordhes tende e te tjerve
Mbaji eren pordhes se saliut
Shqiperia eshte shitur. Pranum te jemi ne BE pa te drejte vetoje. Kjo eshte SHITJA me e madhe qe as Zogu nuk ja bari Italise. KM thote se bejme cfar te doje Italia ( Interviste dhene ne median boterore nga KM) E shitem interesin e Shqiperise me keq se cdo tjeter udheheqes Shqiptar qe nga viti 1912
"Pordh me rigon" thotë një fjalë e urtë
Shkrimi më i mirë i Ardit deri më tani. Për mendimin tim.
" I'M NOT FOR SALE"! Ishte hera e pare ne 1991- 1994 kur ne muret e shkollave, universiteteve fillyan te afishoheshin tendencat e para te egersise se nje ekonomie kapitaliste " ku cdo gje shitet, blihet dhe ka nhe cmim". Por ishte fillimi dhe " malli ose zanati me i vjeter ne bote" duhej te fillonte bazat e trafikimit njerezor, bazat tranzitive te nje ekonomie te centralizuar ne ate kapitaliste. Dhe keshtu filluan bazat e shithe- blerjes, nga " plackat ose sendet njerezore" ne ate te burimeve natyrore, ekonomise se trasheguar, tokave, liqeneve, deteve etj. Gjithmone ne gabime me epersi relative te "plackes njerezore" si nje prostitute qe i ofrohet ofertuesit me cmim me te larte. " I'M NOT FOR SALE", i tejkaloi te gjitha parashikimet e mia te fenomenit 1991- 1995, u perhap si kulture shitje - blerjesh me gjithcka qe gjen perpara dhe te shohin site.. Post Scriptum: Kapitalizmi eshte i eger, e kemi lexuar diku ne veprat e Kapitalit..Ta menaxhosh eshte tjeter gje dhe ti mbijetosh eshte dicka tjeter..
E gjithe kjo luftë behet per te mos hyre ne Shqiperi kater miliard dollarësh e pare te investimeve te huaja.Ne te gjithe Ballkanin investimet jane te huaja por nuk e ka humbur asnjeri pavarësine,as Turqia,as Greqia,Kroacia,Mali i Zi etj.Vijne me autobuza nga Greqia,por e çuditshmja jane nga Kosova.Kush i dergon nuk po ja marrin Mitrovicen.Pse nuk e permendni kete fakt,se nuk po zhvillohet ndeshje futbolli ku kosovaret jane brenda.Si ka mundesi qe ne proteste ka aq shume komuniste.A do te mbaj e përgjegjësi kur te largohen investitoret,se me siguri do te ikin por bashke me t'a edhe 10000vende pune.Ne duhet te vazhdojne te merremi me prapanicat e pleqve neper bote e te Leme shkretëtire çdo tone qe kemi
SHQIPERIA nuk eshte ne shitje. Ne shitje eshte vetem pylli nga universiteti deri te Juvenila. Dhe ish fidanishtja poshte diges te liqeni. Ne shitje jane dhe kodrat mbi kopshtin zologjik bashke me freskun. Po kto jane vogelsira. Ne jemi ktu per patriotizem jo per gjera kaq te vogla.
Ne nje emision te ish keshilltare Berrishes zonja Erla Mehilli nje débat nisi midis zotit Goxhaj dhe Fredi Shehu Bejleri me lidhje nga Brukseli ku ky terrorist deklaron : Une me 10 autobus ti dergoje ne Tirane e rrezoje Edi Ramen dhe destabilizoje Shqiperine. Hapur erdhen fikse 10 autobus ku ne Tirane u ju bashkuan dy particka te vogla me députét greke dhe disa mithoman te tipit Sazan Gurri dhe Goxhaj Ku ne krye qendronte ish prokurori krimit Arjan Ndoja. Sherbimi informative shqiptar fle gjuhe