I nderuar kryetar i partisë,
Të nderuar miq, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste
Është nder i veçantë për mua, të marr pjesë sot në këtë tubim jubilar, kushtuar 35 – vjetorit të krijimit të partisë sonë.
Në xhepin tim, prej 35 vjetësh, qëndron tesera e Partisë Socialiste,e firmosur në vitin 1991 nga kryetari ynë legjendar Fatos Nano. Ajo mban numrin 52, që do të thotë se kam qenë i 52 –ti anëtar i partisë, që në fillimet e jetës së saj, pas legalizimit në gjykatë. Sot numri i anëtarëve të saj ështe 2000 herë më i larte.
Për 35 vjet e kam mbajtur atë në xhep si hajmali. Ajo është bërë kartë e dytë e identitetit për mua. E kam mbajtur, sepse ajo ka qenë simbol lufte, shprese dhe fitoresh, me 24 vite në qeverisjen e vendit. Ajo nuk më ka zhgënjyer asnjëherë, nuk më turpëruar asnjëherë. Kështu do të vazhdoj ta mbaj edhe në vitet që do të vijnë, bashkë me medaljen që po marr sot.
Gjatë 35 viteve, në 27 prej tyre, unë kam qenë dhe jam akoma në “llogoren” e shtypit të lirë. Gazetari dhe anëtari i partisë kanë bashkëjetuar tek unë miqësisht, pa e penguar njeri – tjetrin, në lirinë e tyre të plotë. Tesera e partisë nuk ma ka vrarë ndonjëherë shpirtin e lirisë, përkundrazi. Kështu ka ndodhur që kur u krijua partia. Dëshmitarë për këtë janë shokët e lashtë të partisë, bashkudhëtarë të mi, të pranishëm në sallë, që po nderohen sot njëlloj si unë.
Fakti që unë ndodhem sot në këtë tribunë dhe nderohen me dekoratën e lartë, tregon se liria është e vlerësuar në këtë parti. Nëse do të ndodhë një ditë (larg qoftë) ndonjë konflikt midis partisë dhe lirisë, të jeni të sigurt që unë do të jem në anën e lirisë. Këtë kam bërë gjatë 35 viteve që kaluan dhe ka funksionuar. “Liria jep fryte” – ka thënë Sekretari Amerikan i Shtetit Xhejms Bejker, në verën e vitit 1991 në Sheshin “Skënderbej”, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Dekoratën që më akordohet sot e konsideroj vlerësim për të gjithë gazetarët e lirë shqiptarë, që punojnë përditë me përkushtim në kushte të vështira, për t’i shërbyer popullit nga pozitat e pushtetit të katërt. Kjo është një arsye tjetër për ta vlerësuar atë. Me sa di, kjo është dekorata e parë që i jepet një njeriu të “rracës” së gazetarëve, gjatë 35 viteve demokraci në vendin tonë, megjithëse politikanët shkojnë e falen me përulje çdo natë te “xhamia” e tyre, nëpër radio e televizione, sidomos kur është fushatë zgjedhjesh. Uroj që dekorata tjetër për ta, të mos jepet pas 35 vitesh të tjera.
Kjo histori 35- vjeçare suksesi e partisë sonë, në pozitë dhe opozitë, që tashmë është “e shkruar” në realitet, nuk është e shkruar ende në letër, për t’u shërbyer atyre që do të vijnë pas nesh në këtë botë. Gjurmë të shkruara të saj janë të shpërndara nëpër faqe gazetash, por një libër të plotë të shkruar për të, ende nuk e kemi. Të paktën unë nuk e kam parë një gjë të tillë.
“Gazetat i merr era - thoshte i madhi Dritëro – sot janë, nesër s’janë”. Prandaj është detyrë e udhëheqjes aktuale të partisë të ngrejë sa më parë grupin e punës me specialistë, për të hedhur në letër historinë e ndritur të partisë. Shumë nga tribunët e partisë sonë janë larguar e po largohen dita – ditës nga kjo botë dhe po marrin me vete thesare te çmuara të kësaj historie, që nuk do të gjenden më, nëse nuk u gjetën sot. Atëhere mallkimi i brezave të rinj do të bjerë mbi ne që nuk e shkruam historinë e partisë sonë në kohën e duhur.
Rroftë Partia Socialiste
Rroftë liria
-----------------
Fjala në mitingun e Partisë Socialiste të Tiranës me rastin e 35 vjetorit.
Mi toksik, ne pamje dhe permbajtje: surratin e nxjerre me targen ps, kurse trupin e ke te zhytur ne gjirizin kriminal te PP-es.Tani e keni pushtuar kete vend dhe me ndyre se me pare, ju komuniste dhe bastarde osmaniste te pasuruar nga grabitjet e pa skrupullta.
Nuk e kuptoj se c fare lirie ka ky legeni i partise se c nderuar komuniste nga Enveri e kthyer ne Socialiste .Te qenurit antar i nje partie [ kush do qofte ajo ] nuk mund te flitet per liri,por vecse detyra partie qe i kunerven lirise se njeriut .
Partinë Socialiste ka vite që e ka mbyt diktati i kryetarit dhe s'ka pikë lirie në shprehje jo më në veprim. Partia pothuajse eshtë kkthyer nê vegël qorre e vullnetit dhe delirit të Edi Ramës vetëm ti antari i 52 nuk e ditke....
Ai që e ndjen veten të lirë shkruan atë që mendon pa pritur vlerësim nga parazitët e kafeneve që vetëm telefonin kanë dhe e përdorin për të sharë!